Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive ka njoftuar që ka shkuar në 111 numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Izmir të Turqisë.
Të dhënat e fundit tregojnë që 1,035 të plagosur u dërguan në spitale, 898 kanë dalë pasi morën mjekim dhe 137 të tjerët janë akoma të shtruar në spital.
Ndërkaq operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në 13 nga 17 ndërtesat e dëmtuara në Smyrna dhe po vazhdojnë me ritëm intensiv në katër objekte të tjera, në tre zona.
Tërmeti i fuqishëm i të premtes raportohet të jetë ndjekur deri më tani nga 1,621 pasgoditje, me 44 prej tyre që janë më të fortë se 4 Rihter.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...