Në Podgoricë janë sekuestruar më shumë se 2 ton kanabis të fshehur mes frutave dhe është arrestuar një shqiptar deri më tani nga operacioni i bujshëm.
Policia malazeze thekson se lënda narkotike ka hyrë nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e BE-së. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore. Shqiptari i arrestuar është Elvis Çalik, ndërkaq mediat malazeze raportojnë se “kanabisi u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozaj”.
Policia malazeze dha informacione për ngjarjen ndërkohë që njoftoi që një person tjetër është shpallur në kërkim. “Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një periudhë disa mujore hetimore, që synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të kontrabandës së drogës nga drejtimi i Republikës së Shqipërisë përmes territorit të Malit të Zi për në vendet e Evropës Perëndimore. Një shqiptar, Elvis Çalik 40 vjeç u arrestua nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së narkotikëve.
Kamioni i drejtuar nga shqiptari mbërriti në vendkalimin kufitar Božaj sot, 3 nëntor. Droga ishte fshehur në një ngarkesë tranzit me fruta dhe perime e destinuar për vendet e Evropës Perëndimore. U zbuluan nëntë paleta që kishin drogë me një peshë totale prej rreth 2 tonë marijuanë.”
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/