Holanda i thotë “Jo” Shqipërisë. “Nuk janë gati për në BE”

Holanda i thotë “Jo” Shqipërisë. “Nuk janë gati për në BE”

112
0
Shares

Parlamenti i Holandës ka konfirmuar vendimin për të mos e mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Lajmin është bërë i ditur nga reporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez Pieter Omtzigt, i cili në Twitter shkruan se gjatë debatit në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm Blok theksoi se nuk janë kundër integrimit të Shqipërisë, por se vendi nuk është gati ende për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Gjithashtu, Omtzight shkruan se Blok u shpreh se Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet me vendet vakante në Gjykatën e Lartë, çuarjen para drejtësisë të personave të inkriminuar në nivele të larta si edhe nuk ka përmbushur plotësisht Reformën Zgjedhore.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY