Në 24 orët e fundit Franca ka shënuar 52,518 raste të reja me COVID-19 duke vendosur një rekord të ri ditor që nga shpërthimi i sëmundjes.
Autoritetet shëndetësore franceze janë shprehur që kjo shifër justifikon bllokimin kombëtar që u vendos të premten, por ende nuk janë dhënë efektet e para referuar faktit se shtrimet në spital janë rritur përsëri me më shumë se 1.000.
Në 24 orët e fundit numri i njerëzve që kanë humbur jetën në Francë nga infeksioni COVID-19 llogaritet 416, ndërsa dje ishte 231.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve llogaritet në 1,466,433, ndërsa ai i viktimave në 37,435.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/