Femijët e riatdhesuar nga Siria dhe propaganda si krim

Femijët e riatdhesuar nga Siria dhe propaganda si krim

57
0
Shares

Nga Avni Nezaj

Të gjithë pa dallim feje, krahinë dhe ideje janë dakort që ata fëmijë të mbetur rrugëve të botës të mund të kthehen në vendin e origjinës së tyre dhe të prindërve të tyre.
Tmerret që kanë parë ata në Siri me luftë, bomba, krime e vrasje nuk do t’u hiqen kurrë nga mendja.
Falenderimi është për ata heronjtë e heshtur të policisë që shkuan atje e ndoshta rrezikuan shumë për të mundur daljen e tyre në liri.
Por duhet sqaruar një gjë shumë të rëndësishme. Në këto lloj angazhimesh asnjë vend i botës nuk i bën publike detajet e një operacioni që është në vijim.
Kështu merr në qafë të tjerët që janë akoma peng në kampe, por edhe ata që kanë marrë pjesë në ketë operacion shumë delikat.
Pra rrezikohen jetë njerëzish.
Por në kazanin politik të Rilindjes nuk ka problem jetësh kur është në fjalë propaganda, komunikimi dhe reklama e pamerituar e qeverisë dhe kreut të saj.
Mori gazetarin e karriges së tij me vete në avion charter’ dhe me mijëra euro shpenzime e mbërritën në Siri.
Intervistën e parë e dha para se të nisej nga zyra e tij. Intervistën e dytë sapo hypi në makinë në rrugën për në Rinas – Po shkoj atje tha.
Një mesazh dhe një foto nga shkallet e avionit, e ka fiksim ketë.
Intervistën në vijim kur po hypte në avion, e pastaj edhe nga avioni ca foto dhe ndonjë mesazh të vogël në rrjetet sociale.
Si filma me heronj…Për ta mbajtur ndezur kureshtjen.
Pastaj mbërrin në vend. Intervistë që mbërritëm në aeroport, pastaj në hotel. Pastaj një intervistë tjetër tek tregonte se po priste femijët e liruar nga kampi, pastaj një mesazh në rrjetet sociale që fëmijët janë te porta.
Çfarë revanshi propagandistik. Më keq se fitoret e diktaturës mbi armqtë e brendshëm dhe të jashtëm.
Dhe ekskluzivja mbërriti më në fund, ai bashkë me fëmijët në një divan diku në një dhomë hoteli ose zyrë, dhe gazetari i shtrirë para tij. Çfarë neverie.
Shfaqja e ditës së parë mbaroi. Por vijon të nesermen.
– Po nisemi – Mesazhi i parë, dhe gjithë administrat rilindase në garë me urdhër, kush ta shpërndaje më parë.
Po vjen udhëheqësi me femijët…. mesazhi i dytë prapë tek shkallët e avionit, i ka fiksim keto te shkallët.
Dhe mesazhi tjetër sapo ulen në sedilje, kjo edhe me video mesazh. Gazetari i hutuar nuk dinte se ç’të bënte se nuk po i jepeshn komandat për lidhje direkt…nga qielli.
Mbërritja ishte bombastike. Skenar përfekt, propagandë e frikëshme me hallin dhe vuajtjet e katër fëmijëve që ktheheshin nga tmerri.
Të rrethuar nga garda e Kryeministrit fëmijët nuk dinin çtë benin. Aparate, foto, kamera, njerëz që u flisnin, të hutuar deri në marramendje shikonin se çfarë po ndodhte.
Sërish një mesazh dhe një foto nga shkallet e avionit, e ka fiksim ketë.
– Mbërritja direkt para foltores ku presin me dhjetra kamera e gazetarë të thirrur me urgjencë se ka ardhur lideri. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës që ata ishin në fluturim “cicërimat” e të tjerëve që ishin komanduar në Tiranë bënin punën e propagandës, sa nga tuneli i Kryministrisë sa nga sallonet e Bashkisë apo zyrat e ministrive.
Se ka gra të ngujuara në greve urie, nuk flitet gjëkundi. Se ka Covid që shtohet e shtohet, nuk flitej gjëkundi, se ka një skandal të paparë me paratë e shqiptarëve me inceneratorët nuk duhet të flitej as për këtë. Dhe diçka u arrit për pak orë. Gojët e “liga” u mbyllën. Dhe në veshët e sytë e shqiptarëve rikthehej “heroi” e jo hajduti.
Pas foltores 200 metra larg avionit ai u rrotullua sepse duhej të ishte prezent kur femijët mund të takonin ndonjë të afërm të tyre ose të merreshin në ngarkim nga struktura ndihmëse. Hyri ne sallë dhe menjeherë hyjnë familjarët. Ai duhej të falenderohej, ndoshta edhe ti puthej dora, por nuk linte maska.
Propagandë e pastër e ndyre me një hall të madh të femijëve shqiptare që vinin nga lufta e tmerri. Por histeria mediatike duhej të zgjaste. U urdhëruan mediat ta mbanin në kopertinë, të bëheshin emisione e të nxirrej në pah se atje shkoi vetë kreu i qeverisë, i mori e i solli në Tiranë.
Nuk kam mundur të gjej rast me flagranat se ky ku propaganda kthehet në krim. Po u merrte gezimin se shpëtuan tre fëmijëve të liruar, e po vinte në rrezik jetën e dhjetra të tjerëve që janë akoma peng.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY