Menjëherë pas telefonatës me Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk, Regep Taip Erdogan, i ka shprehur Greqisë dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.
“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë”, ka shkruar Erdogan në twitter.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/