Sizmologu i njohur grek, cfare parashikon per lekundjet e reja te termetit

Sizmologu i njohur grek, cfare parashikon per lekundjet e reja te termetit

206
0
Shares

Sizmiologu i njohur grek Vassilis Papazachos ka deklaruar se pas lëkundjes së sotme te forte ne Greqi dhe Turqi do të ketë të tjera në ditët në vazhdim

Në një intervistë për SKAI, ai u shpreh se lëkundjet e tjera pritet të jenë akoma më të forta dhe më shkatërruese se ajo e para. “Do të ketë një sekuencë të madhe tronditjes pas lëkundjes së parë që do të zgjasin me muaj  të tërë por me intensitet më të madh, të paktën në 48 orët e ardhshme. Kjo sepse një pjesë e madhe e banesave kanë marrë një goditje të parë, dhe disa lëkundje të tjera mund të sjellin pasoja të mëdha.

Ai theksoi se çdo ndërtesë me dëme duhet të braktiset nga banorët deri në largimin e rrezikut. “Çdo ndërtesë që ka disa dëmtime nuk duhet të banohet deri sa të inspektohet nga inxhinierët,” tha ai./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY