Rama ben gjestin tjeter filoerdogan, cfare po ndodh me ‘katolikun’ tone ne...

Rama ben gjestin tjeter filoerdogan, cfare po ndodh me ‘katolikun’ tone ne tregun lindor

202
0
Shares

Ne nje prej shesheve me impozante te Tiranes u projektua sonte nje flamur gjigant i Turqise. Ne murin e Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes u shpalos flamuri turk në krah të flamurit shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Hera e pare qe Shqiperia leshon kaq gezim me gjeste te kesaj natyre per nje feste konbetare te nje vendi tjeter perfshire edhe SHBA. Ky eshte rasti i dyte kur Tirana zyrtare tejkalon zakonin ne dashurine e saj per Turqine pas memorialit per ushtaret turq te rene ne luften kunder grushtit te shtetit ne kete vend ne vitin 2016.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Turqia kohët e fundit është vënë në një kurs të fortë përplasjesh me Francën ku nuk kanë munguar akuzat dhe etiketimet e forta mes Presidentëve Erdogan dhe Macron.

Nderkaq kjo sjellje e Tiranes flet per nje sjellje te pazakonte te nje qeverie ndaj nje shteti tjeter. Cfare ndodhet pas ketyre gjesteve pa kursim te Rames ndaj Erdoganit sa kryeministri shqiptar nuk la pa leshuar nje ‘ejvallah’ edhe ne konferencen me ministri e  Jashtem grek ne kulmin e tensionit mes Greqise dhe Turqise per hapesirat detare.

Rama nuk ka qene ndonjehere as filoturk, as filomysliman, as filorient. Pa u bere kryeminister ka qene nder idhtaret me te medhenj te daljes se Shqiperise nga konferenca islamike, ne mandatin e dyte te qeverise Berisha iu kundervu ketij te fundit per negociatat me presidentin azer per TAP duke e konsideruar ate diktator dhe te korruptuar. Kushedi sa mallkime beri per Erdogan kur ky i fundit mori pjese ne perurimin e autostrades Durres-Prishtine ne 2009 pak kohe para zgjedhjeve.

Pra sjellja e Rames nuk eshte as per ndjenje, as per zakon diplomatik.

Eshte per dicka tjeter qe del edhe prej interesit kombetar.

Turqia ka qene vend mik i palekundur i Shqiperise gjithnje, me cdo qeveri. Edhe qeverite e Berishes por edhe te Nanos kane konsoliduar keto lidhje edhe permes investimeve te medha turke ne vend. Me te dy kryeministrat e mehershem biznesi turk u perfshi ne investime strategjike si Banka Kombetare Tregtare, Kurum, hidrocentralet Bistrica, Albtelekom, minierat e bakrit dhe kromit, kolegjet dhe universitetet turke, rruga Durres-Prishtine.

Keto jane shume me teper se sa prania turke ne Shqiperi pergjate 7 viteve te Rames ku shenohet vetem Air Albania, nje investim me gjysmen e aksioneve nga Turqia dhe xhamia e madhe ne Tirane.

Atehere cfare interesi i padukshem, qe nuk e lexojme dot qe paska reformuar apo cuar me tej raportet shqiptaro-turke fshihet pas shpines se Rames? A ka dicka personale nga ana e Kryeministrit. Natyrisht dicka personale qe nuk con te venia e shamise nga Linda. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY