Policia:Avokati Neli dhunoi e goditi punonjësit e Policisë

Policia:Avokati Neli dhunoi e goditi punonjësit e Policisë

62
0
Shares

Policia e Lezhës ka reaguar për arrestimin e avokatit Gjergj Neli dhe ka sqaruar konfliktin mes avokatit dhe forcave të policisë.

Sipas tyre sapo policia ka marrë denoncimin ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë gjetur avokatin dhe bashkëshorten e tij duke u konfliktuar me një shtetas tjetër.

Sipas Policisë ata kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por avokati i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Materialet hetimore për avokatin 68 vjeçar Neli i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY