Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masat e reja që Greqia po merr ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve pozitive me koronavirus.
Kreu i qeverisë greke ka njoftuar që nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus do ndalohet lëvizja duke filluar nga dita e shtunë.
Mitsotakis njoftoi edhe se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.
“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat”, u shpreh Mitsotakis.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/