Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Covid ne Shqiperi lidhet me koncesionet

22/10/2020
Eksperti i Shendetit Publik: Testo sa me pak, genje sa me shume
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Erion Dasho

Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar ato që nuk po bën qeveria shqiptare për të luftuar COVID-in, por edhe po sqaroj për miqtë e faqes edhe se “PËRSE” nuk po i bën. Nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston për COVID.

OBSH dhe institucionet e tjera prestigjioze e kanë rekomanduar testimin si elementin më të rëndësishëm të strategjisë që në mars. Vendet që testojnë janë të gjithë më të suksesshëm se vendet që nuk testojnë. Duke testuar, Gjeorgjia shmangu plotësisht valën e parë të epidemisë. Ende vazhdon të jetë në vendet më pak të prekura ndonëse ka fqinjë si Armenia, Azerbajxhani dhe Irani.

Mundësitë teknike dhe financiare ekzistojnë. Prej muajsh, çmimi i testeve ka rënë në 10 deri 20 dollarë për tampon dhe çdo spital rajonal në Shqipëri i ka patur mundësitë të ngrejë një laborator PCR dhe të trajnojë stafin. Atëherë pse Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve në Europë?

Një përgjigje mund të jetë: PËR SHKAK TË KONÇESIONEVE!

Pikërisht në mes të pandemisë, ministria i dorëzoi konçesionarit rrjetin e laboratorëve shtetërorë. Tani asnjë spital (përfshi Nënë Terezën) nuk ka laborator. Ky paradoks që ndodh vetëm në Shqipëri është kritikuar edhe publikisht nga personalitete të njohur të mjeksisë sonë. Askush nuk i ka dëgjuar!

Në kushte emergjence një shtet serioz dhe i përgjegjshëm mobilizon burime private për interes publik. Shteti ynë bën të kundërtën: i jep privatit burimin më strategjik për kontrollin e COVID. Pse?! Pse me kaq urgjencë?! Një kontratë që kishte 3-4 vjet pezull, pse duhej materializuar në momentin më të papërshtatshëm?!

E dyta! Pse nuk u kërkua nga konçesionari të shtonte gamën e testeve me tamponin për COVID? Qoftë edhe duke shtuar pagesën për të cilën është rënë dakord në marrëveshjen konçesionare!!! Ndoshta privati nuk i ka patur aftësitë?! Jo! Të njëjtët operatorë privatë përflitet se janë edhe pas konçesionarit, edhe pas disa ofruesve privatë që e ofrojnë testimin për COVID me çmimin e kripur 100 EURO për test!!!

Pra, shqiptarët jetojnë në një shtet që me strategjinë e vet dritëshkurtër, e ka lënë qytetarin në mëshirën e virusit dhe të një tregu barbar që ofron një shërbim jetik me çmime spekulative!!!
Nga ana tjetër, sistemit publik i është vënë kazma. Kaq për testimin sot! Do të vazhdoj me elementët e tjerë në ditët që vijnë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.