Urdhri për vendosjen e maskave, ja sa gjoba u vendosën sot

Urdhri për vendosjen e maskave, ja sa gjoba u vendosën sot

72
0
Shares

Strukturat e Policisë së Shtetit ka treguar angazhim maksimal për monitorimin e zbatimit të masave anticovid anë të një videoje të postuar në Facebook.

Policia e Shtetit ka filluar kontrollet për monitorimin e zbatimit të urdhrit të miratuar nga qeveria për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambjentet e jashtme si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve të bëra rezulton që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Në rastet që qytetarë nuk kishin maska ose i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre, por edhe kanë vendosur gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat e as nuk i kishin me vete.

Në të gjithë territorin e Shqipërisë janë vendosur 171 gjoba me vlerë 3.000 lekë secila e kontrollet dhe vendosja e gjobave nga Policia do vazhdojnë dhe ditët në vazhdim në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë  masën mbrojtëse dhe apelon për vendosjen e tyre në ditët në vazhdim.

VID-20201015-WA0000

Policia e Shtetit Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, angazhim maksimal për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre. Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete. Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të mos tregohen neglizhentë duke i mbajtur maskat në duar dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 15 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY