Ministri i Jashtëm I Greqisë Nikos Dendias, do të vzitojë Tiranën në datën 20 Tetor.
Vizita e Dendias në Shqipëri lidhet me çështjen e detit, çështje që riktheu përsëri debatin në dy vendet.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias u shpreh pak ditë më parë që çështja e kufirit detar me Shqipërinë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në një intervistë për mediat greke, ai u shpreh se shpreson te rinisja e dialogut dhe theksoi se zgjidhja e problemeve të vjetra është në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.
Debati me Greqinë në lidhje me detin rilindi pasi Athina zyrtare deklaroi që do të zgjerohet me 12 milje në Jon.
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të zgjidhet me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/