Presidenti Meta humb nje mik nga covid

Presidenti Meta humb nje mik nga covid

122
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka pershkuar me dhimbje sot humbjen e nje miju te tij ne Fier. Ai quhet Hekuran Doko dhe ka studiuar ne shkollen ushtarake ne Tirane.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri”, shkruan Meta.

Doko ishte 64 vjec dhe nje prej aktivisteve te njohur te LSI ne Fier. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY