Presidenti i Azerbaixhanit: Do luftojme derisa ushtria armene ta lere Nagorni Karabah

Presidenti i Azerbaixhanit: Do luftojme derisa ushtria armene ta lere Nagorni Karabah

118
0
Shares

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno Karabakut. Ndërkohë, luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë hyrë në ditën e katërt.

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorno Karabakut.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, ai qeveriset nga armenët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.

Turqia ka thënë se është “plotësisht e gatshme” ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e enklavës./ REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY