Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lideret e korruptuar po mbajne larg Shqiperine me Kosoven, cfare po bejne amerikanet

21/09/2020
Spartak Ngjela shpjegon reformën kundër korrupsionit dhe sulmet ndaj Skënderbeut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Në 25 shtator është vendosur mbledhja e përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.
Mbledhja do të mbahet në Shkodër.

Gjjthsesi, duke u nisur nga fakti që deri tani, të dyja qeveritë, nuk kanë pasur kurajë të bënin marrëveshje të karakterit politik dhe ekonomik, a janë tërhequr tani për të ecur drejt shqiptarizmit, dhe të kenë parasysh këto pyetje:

1. A ka pasur deri tani ndonjë investim të përbashkët Shqipëri-Kosovë në fushën e prodhimit, në energjetikë, në fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë, etj., i cili të jetë fillimi real i mendimit konkret për bashkimin kombëtar?
Jo, asnjë. Pse?

Ne që e njohim historinë e hidhur të Shqipërisë, kemi të drejtë të themi se, të dyja palët, sidomis Tiranën politike, nuk i ka lënë Athina dhe Beogradi, pasi i ka korruptuar liderët në mënyra të ndryshme.

Po tani, politika amerikane, a do t’i detyrojë ta bëjnë një marrëveshje të tillë, pavarësisht se edhe këta liderë mund të jenë nën detyrim korruptiv?
Politika amerikane duhet ta vendosë me forcë, patjetër këtë detyrim, sepse kjo është një kërkesë historike.

2. A kemi deri tani ndonjë projekt të rëndësishëm politik për unifikimin e tregut të Shqipërisë me atë të Kosovës?

Deri tani nuk ka gjë. Kemi marrëvrshje të këtij lloji midis Tiranës dhe Beogradit dhe Beogradit dhe Prishtinës; por asnjë marrëveshje të tillë midis Tiranës dhe Prishtinës politike. E kuptoni se çfarë qeverish i drejtojnë shqiptarët në të dy shtetet e tyre sot?
Pse janë të tilla? Sigurisht, sepse është ajo arsyeja e parë që theksuam më lart…

Po politika amerikane, nuk do t’i detyrojë ta ndryshojnë këtë rrjedhë?
Sigurisht që duhet të ndërhyjë dhe t’i detyrojë të dyja palët që të hyjnë në një kooperim historik të të dy shteteve, për të hapur udhën e strukturuar drejt bashkimit kombëtar.

Çfarë hapash të tjerë duhet të hedhin?
Urgjentisht duhet të krijojnë një fondacion me drejtim ekspertësh ndërkombëtarë. Fondacioni duhet të ketë një fond të lirë prej 500 milionë ose 1 miliardë eurosh, për të ngritur Universitetin shqiptar prestigjioz të nivelit të lartë, sepse të dy shtetet shqiptare kanë nevojë urgjente që të investojnë në intelekt.

Shqiptarët ende nuk kanë më, një Universitet të nivelit Europian, as në Tiranë e as në Prishtinë. Kjo kohë e kërkon si domosdoshmëri historike.

Kriza aktuale e të dy shteteve shqiptare konsiston sot në formimin akademik. Ka një degradim të botës akademike në Shqipëri dhe në Kosovë.
Kjo, shtë rrjedhojë e pagesave antishqiptare ose pasojë e paaftësisë së shqiptarëve në këtë kohë, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të kuptohet se Shqipërisë, në të dy shtetet e saj, i duhet investim direkt në intelektin më cilësor të saj, duke i dhënë mundësi ekselencës shqiprare të studiojë në një universitet shqiptar të nivelit të lartë.
Kjo do të sjellë përmbysjen reale të mediokritetit në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Vetëm një Universitet i tillë do t’u jepte shqiptarëve mundësinë e krijimit të profesionit të lartë dhe krijimit real të shkencës shqiptare, sepse sot, me dhimbje, duhet ta pranojmë se në Shqipëri nuk ka një shkencë shqiptare.

Dhe kurrë mos mendoni që kjo gjendje është krijuar nga rasti. Jo. Por do të jetë SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit që do t’ua bëjë të qartë shqiptarëve të gjithë ligësinë antishqiptare të të korruptuarve të nivelit të lartë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.