EMRAT/ Shqiptaret, poste kyce ne qeverine e Zaev ne Maqedoni

EMRAT/ Shqiptaret, poste kyce ne qeverine e Zaev ne Maqedoni

105
0
Shares

Kreu i BDI, Ali Ahmeti publikoi  sot emrat e propozuar për ministra në qeverinë e ardhshme.

Ahmeri konfirmoi se në krye të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik; Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë; Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratë sqaroi se nuk ka caktuar akoma emër.

“Ministri për shoqëri informatike do të vendoset pas disa konsultave shtesë”, deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi kontributin e ish-kandidatit për kryeministër në ‘suksesin historik’, si e vlerësoi ai rezultatin e zgjedhjeve të 15 korrikut.

“Në këtë qeveri, shqiptarët do të kenë kryeministrin e parë të premtuar shqiptar”, deklaroi Ahmeti.

Ai ndërkohë sqaroi se ish-kandidati për kryeministër, Naser Ziberi do të marrë përgjegjësi apartiake në shërbim të qytetarëve.

“Ziberi është noter dhe ai vazhdon veprimtarin e tij deri në një moment kur të dakordohemi për ndonjë përgjegjësi të rëndësishme, që ka të bëjë me profesionin e tij”, u shpreh Ahmeti për Ziberin.

Ai e vlerësoi marrëveshjen BDI-LSDM si rezultatin më të mirë për vendin.

“Kjo qeveri e përbashkët ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së përfaqëson rezultatin më të mirë të mundshëm për vendin tonë dhe veçanërisht për shqiptarët, pasi qëllimi hynë ishte të arrijmë barazi”, deklaroi kreu i BDI.

Ai premtoi se do të ketë vetting në gjyqësor dhe politikë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY