Dy raste me Covid-19 janë konfirmuar sot (10 gusht) në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.
Mësohet se jan infektuar shefi i drejtorisë së paraburgimit si dhe shefi i regjimit të jashtëm.
Pas konfirmimit të dy rasteve, janë karantinuar 10 punonjës policie. Aktualisht dyshohet edhe për dy raste të tjera.
Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar nga ministria e Shëndetësisë. Më herët është zbuluar se është prekur nga covid-19 edhe shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.
Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit ditët e fundit ka shënuar një rekord rastes të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/