Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merrni edhe vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë për mire jetën. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do keni disa vështirësi. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni .
Demi
Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mendoni vetëm për t’u dashuruar me njeri tjetrin dhe për te kaluar çaste te ngrohta. Se çfarë do thonë te tjerët as qe do iu interesojnë aspak. Beqaret do jene te pafat dhe do mbeten me statusin qe kane. Ne planin financiar nuk do i zgjidhni dot te gjitha problemet qe keni pasur.
Binjaket
Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe atmosfera ne jetën tuaj ne çift mund te jete e turbullt. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha nuk do arrijnë dot te zgjidhin asgjë. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie. Mundësitë do jene te shumta. Ne planin financiar do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni dhe do merrni masa.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift nuk do ketë asgjë te jashtëzakonshme sot. Beni thjesht atë qe ndjeni pa menduar për te nesërmen apo për te tjerët. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do bëni shume gabime dhe situata do përkeqësohet tej mase. Do ju duhet patjetër ndihma e te afërmve.
Luani
Te dashuruarit do jene sensuale dhe gati për te bere gjithçka për te mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Dita do jete e mrekullueshme. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë me pare dhe do e ndryshojnë me pare nga sa mendonin statusin e tyre. Buxhetin duhet ta menaxhoni me kujdes ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme.
Virgjeresha
Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni problemet e vogla dhe do ndiheni me te qete për t’u dashuruar ashtu si e ndjeni. Beqaret do joshin pa fund persona, por nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin. Financat do jene goxha te mira. Ka ardhur koha te bëni disa investime te rëndësishme qe edhe e ardhmja te jete e qëndrueshme.
Peshorja
Dite pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri nuk do ketë shume kohe te lire për ta kaluar me ju dhe ne disa momente do mërziteni tej mase. Beqaret me mire te mos i pranojnë ftesat qe do ju bëhen sot sepse ata persona do tallen dhe do i bëjnë te vuajnë. Financat do dini si t’i menaxhoni ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e mire.
Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë si ta ndryshojnë rutinën dhe do përgatisin surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret do mund te realizojnë disa takime, por mund te fillojnë vetëm aventura kalimtare asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do ua qartësojë mendimet dhe do ju nxite te hidhni hapat e duhura.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do marre një kthese mjaft delikate gjate kësaj dite. Do konfliktoheni fort me partnerin tuaj dhe mund te merrni edhe vendime strikte. Beqaret do joshen mjaft nga gjendja financiare e disa personave dhe mund te hedhin hapa te gabuara. Saturni do ju ndihmoje ne planin financiar për te zgjidhur te gjithë problemet qe keni pasur.
Bricjapi
Duhet patjetër te ruani qetësinë sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet. Do keni disa sfida te vogla për te kaluar, por me maturi do ja dilni mbanë. Beqaret do kërkojnë perfeksionin, prandaj do mbeten serish te vetmuar. Financat do fillojnë dalëngadalë te kenë disa përmirësime te vogla. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Ujori
Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj dite. Do flisni hapur me partnerin dhe do hapni rruge për gjithçka. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe te mbushur me takime te rëndësishme. Qe sot e tutje shume gjera do ndryshojnë për ta. Financat do jene me delikate se kurrë me pare. Tregohuni realiste sepse mund te keni probleme.
Peshqit
Dite e mbushur me emocione dhe këndesi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do ndiheni te qete dhe nuk do keni aspak probleme. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar rreth orëve te mesditës. Bëjini sytë katër. Situata financiare nuk do ketë aspak ndryshime. Do jeni te kujdesshëm me çdo shpenzim qe do kryeni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/