Horoskopi, 26 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 26 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

390
0
Shares

Dashi

Sjellja e kohëve te fundit kundrejt partnerit do sjelle probleme për jetën ne çift sot. Ai nuk do duroje me histerinë tuaj dhe do mendoje te vendose disa limite. Kujdes sepse po vazhduat kështu keni për ta humbur. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri. Ne planin financiar duhet te jeni kurajoze dhe te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

Demi

Do ngrini shume pikëpyetje sot mbi vazhdimësinë e jetës sentimentale dhe do mendoni te merrni disa vendime. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura. Le te përfitojnë nëse duan thjesht emocione momentale. Ne planin financiar nuk do e keni shume te lehte ta stabilizoni situatën, por me mund dhe durim mund t’ia dilni mbanë.

Binjaket

Do jeni shume te stresuar kohet e fundit dhe nuk do jeni ne humorin e duhur për te provuar eksperienca te reja ne çift. Flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe edhe ai t’iu kuptoje. Beqaret do realizojnë disa takime, por pas dikujt do fiksohen me tepër. Ne planin financiar do keni me tepër fat se kurrë me pare dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Gaforrja

Asgjë nuk do jete me si me pare gjate kësaj dite. Sot do dashuroheni me sy mbyllur dhe pa menduar se çfarë mund te ndodhe me pas. Beqaret do ndihmohen nga miqtë për te realizuar takime te veçanta. Ka shume gjase qe se shpejti ata te ndryshojnë statusin. Financat duhen menaxhuar me strategji te menduara mire ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet shpejt.

Luani

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si e keni ëndërruar. Beqaret nuk do qëndrojnë edhe për shume kohe me këtë status. Takimet do jene te njëpasnjëshme. Ne planin financiar do jeni mjaft këmbëngulës dhe nuk do lejoni qe situata te tronditet aspak Edhe familjaret do i keni pas vetes.

Virgjeresha

Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do preferoni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë ne te ardhmen prandaj nuk do përfitojnë aq sa duhet nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse do bëni gabime te pafalshme dhe me pasoja afatgjata.

Peshorja

Ambienti ne çift do jete i qete sot. Do merreni vesh për çdo gjë dhe gjithçka do iu ece me se miri. Mbrëmja do jete romantike. Beqaret duhet te tregohen pak me te rezervuar dhe jo te hedhin hapa pa u menduar. Jo te gjithë janë ashtu si duken ne pamje te pare. Buxheti do varet nga mënyra si di i menaxhoni te ardhurat. Tregohuni sa me te kujdesshëm.

Akrepi

Do ua vini veshin këshillave te partnerit tuaj sot dhe do bashkëpunoni fort me te për gjithçka. Beqaret nuk do jene me fat dhe sado qe te mundohen nuk do e gjejnë princin e kaltër. Do jete e kote te bëjnë edhe sakrifica sepse nuk do arrijnë asgjë. Financat do jene te qëndrueshme. Po nuk shpenzuat shume situata do jete goxha me e mire se me pare.

Shigjetari

Ata qe janë ne një lidhje do kenë shume mosmarrëveshje sot. Te dy do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret me mire te mos fillojnë një lidhje me një koleg sepse gjerat nuk do ju shkojnë ashtu si i kane menduar. Ne planin financiar do jene te gjitha kushtet e mundshme qe situata te filloje te përmirësohet.

Bricjapi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka qe keni dëshiruar do ju behet realitet kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e diejve nevojën e një personi ne krah. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te pamenduara mire sepse pasojat mund te jene me te renda nga sa mendonit.

Ujori

Mos kërkoni ne asnjë mënyrë te impononi mendimet tuaja tek te tjerët sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe debatet do jene te ashpra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, te mbushur me takime, por pa ndryshime te statusit. Me financat do tregoheni te përgjegjshëm dhe nuk pritet te keni aspak vështirësi. Fatmirësisht!

Peshqit

Për një jete sa me te mire sentimentale duhet te toleroni dhe te hapni rruge here pas here. Vetëm reshtu do ndiheni me te qete edhe ne shpirt. Beqaret do kenë flirtime pa fund, por vetëm kaq. Duhet ende te presin edhe disa kohe qe gjendja te stabilizohet. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe gjendja do mbetet e mire.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY