Horoskopi, 24 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 24 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

162
0
Shares

Dashi

Pasioni do jete edhe me i zjarrte sot për ata qe janë ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni emocione te njëpasnjëshme. Beqaret do marrin shume ftesa dhe propozime, por nuk do guxojnë t’i pranojnë ato nga frika e lëndimeve. Po nuk tentuat nuk keni për te ndryshuar ndonjëherë status. Financat nuk do jene aspak problematike.

Demi

Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume probleme do zgjidhen dhe do ndiheni disi me te qete. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me personin e pare qe do takojnë. Ja pra qe ka edhe dashuri me shikim te pare ndryshe nga sa mendonit. Financat do jene aq te mira saqë do arrini te kryeni edhe transaksione.

Binjaket

Plutoni do ketë ndikim shume te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe vështirësi do mendojnë t’i japin fund gjithçkaje. Beqaret me ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë pa u lodhur shume. Ne planin financiar do ketë goxha probleme. Merrni masa sa me pare qe situata te mos dale jashtë kontrollit.

Gaforrja

Dite shume e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar dhe nuk do bini dakord për çdo gjë. Kokëfortësia do jete një nga pikat me te dobëta. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë për takime do jene te mrekullueshme. Situata financiare do filloje te konsolidohet fale edhe ndihmës se disa familjareve.

Luani

Gjithçka do varet nga ju sot ne jetën sentimentale. Nëse tregoheni te hapur dhe pranoni te diskutoni hapur me partnerin gjithçka do ju ece si duhet. Ne te kundërt mund te keni probleme. Ata qe e kane zemrën te lire do argëtohen me miqtë dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Financat do jene te mira. Do i shlyeni borxhet dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha

Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit ëndërruar ju sot ne jetën ne çift. Do keni mosmarrëveshje dhe debate te njëpasnjëshme. Shpesh do bini ne melankoli dhe do preferoni te qëndroni vetëm. Beqaret do mbeten me statusin qe kane. Buxheti do jete goxha me i qëndrueshëm. Përfitoni nga kjo për te kryer disa investime te domosdoshme.

Peshorja

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do bëni gjithçka qe gjerat te ecin me se miri. Do mendoni edhe për surpriza. Beqaret do joshin shume persona dhe me pas nuk do dine ke te zgjedhin. Nuk mund te mbani shume kunguj njëherësh. Financat do jene me delikate se kurrë me pare. Do e keni te vështirë te kryeni edhe shpenzimet me te vogla.

Akrepi

Shume keqkuptime do keni sot me partnerin dhe situata mund te nxehet tej mase. Vetëm disa miq do arrijnë t’iu bëjnë te logjikoni. Beqaret duhet te bëjnë akoma me shume durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përshtatet ne çdo pike. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po e tepruat me shpenzimet do keni tronditje.

Shigjetari

Hëna do sjelle probleme te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do grindeni për gjera te kota dhe do jeni gjithë kohës me nerva. Beqaret do ndihen gati te hedhin hapa me tutje me disa persona qe kane pak kohe qe i njohin. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Nuk do arrini dot te shpenzoni për disa objekte te ëndërruara prej kohesh.

Bricjapi

Do ndodhin gjera te papritura sot ne jetën tuaj sentimentale, por qe do ua ndryshojnë rutinën. E rëndësishme është qe do ndiheni me mire se me pare. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës, por nuk do mund ta bëjnë për vete atë qe do pëlqejnë me tepër. Ne planin financiar tregoni sa me shume maturi dhe përkujdes qe te mundeni.

Ujori

Dite mjaft harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do qëndroni me pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do mund te fillojnë dot një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos keni tronditje.

Peshqit

Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë te papritur. Beni atë qe ndjeni pa menduar se çfarë do ndodhe nesër. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar. Ne planin financiar mos rrezikoni shume sepse gjendja mund t’iu përkeqësohet si asnjëherë me pare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY