Vjen ne shqip nje kryeveper boterore per femije

Vjen ne shqip nje kryeveper boterore per femije

80
0
Shares

Të gjithë banorët e luginës së Muminëve janë të emocionuar ngaqë kanë marrë vesh se pranë tyre do të kalojë një kometë. Por ata alarmohen shumë kur mësojnë se ka mundësi që kometa të bjerë e të shkatërrojë gjithçka në luginën e tyre. Atëherë Mumintrolli së bashku me mikun e tij Snifin, vendosin të ngjiten te Observatori, që ndodhet tek Malet e Vetmuara, për të biseduar e marrë vesh më shumë nga profesorët që gjenden atje. Gjatë rrugës ata kalojnë aventura të shumta, të mrekullueshme, me shpella të fshehta, shtëpi të ngritura majë pemëve, e kështu me radhë. Por në fund gjithçka zgjidhet më së miri dhe dielli vazhdon të ndriçojë luginën e tyre njëlloj si më parë.

Tove Jansson, shkrimtare finlandeze, që shkruan në suedisht, duke qenë pjesë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë.

Botimet IDK ka në plan botimin e gjithë serisë së Muminëve.

“Tove Jansson është padyshim një nga shkrimtaret më të mëdhaja të letërsisë për fëmijë të të gjitha kohërave. Ajo ka aftësinë e rrallë të shkruajë libra që iu pëlqejnë fëmijëve, por që ke qejf t’i lexosh me ëndje të madhe dhe kur i ke kaluar të gjashtëdhjetat, si unë.”
– Sir Terry Pratchett

“Një kryevepër… një thesar që duhet rizbuluar.”– Neil Gaiman

“Seria e Muminëve është vepra më origjinale për fëmijë e krijuar që nga koha e Lizës në Botën e Çudirave.”
– Saturday Review

/DRONI.al/

Titulli: Kometa në luginën Mumin

Autori: Tove Jansson

Përkthyes: Virgjil Muçi

Numri i faqeve: 178 fq

Çmimi: 650 lekë

Botues: Botimet IDK

ISBN: 978-9928-136-74-9

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY