Kryeministri i Kosoves: Kam zotimin e Bashes se taksa e rruges se...

Kryeministri i Kosoves: Kam zotimin e Bashes se taksa e rruges se Kombit do hiqet

124
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot gjate nje takimi me Kryeministrin e Kosoves, Avdullah Hoti se do te hiqte taksen e Rruges se Kombit sapo te ngjitej ne pushtet.

Kryeministri i Kosovës mirëpret angazhimin e Bashës për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit. Basha: Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme.

Pyetje: A keni patur diskutime për taksën e Rrugën së Kombit, pasi zoti Bashaka premtuar se do ta heqë atë?

Kryeministri i Kosovës: Kemi ndarë të gjitha shqetësimet, ccështjet që duhet t’i adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e zotit Basha, që ajo taksë do të hiqet.

Lulzim Basha: Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY