Aeksander Meksi rrefen per here te pare takimin e Triestes: A kishte...

Aeksander Meksi rrefen per here te pare takimin e Triestes: A kishte nje marreveshje Berisha-Nano

318
0
Shares

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon detaje të takimit të shumëpërfolur të Triestes, në shkurt të vitit 1992. Takimi në të cilin ishte i pranishëm kreu i atëhershëm i PD-së, Sali Berisha, kreu i PS-së, Fatos Nano, Mentor Çoku, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali, dhe vetë ish-kryeministri Meksi, është diskutuar shpesh në media dhe opinion, madje është hedhur hipoteza se gjatë tij është arritur një marrëveshje e fshehtë për rotacionin e pushtetit.

Ish-kryeministri i qeverisë së parë demokratike, në një prononcim për TvT, e hedh poshtë në mënyrë kategorike arritjen e një marrëveshjeje të tillë në atë takim. Ai kujton me detaje se çfarë është diskutuar në takimin e 21 shkurtit. Duke iu referuar kësaj hipoteze që “mbin” herë pas here në media, Meksi thotë se “në Shqipëri gënjeshtra besohet dhe e vërteta duhet të provohet”.

Rrëfimi i Aleksandër Meksit për takimin e Triestes

Kemi qenë në Trieste më 21 shkurt 1992, thirrur me ndërmjetësinë e Mentor Çokut, që në atë kohë ishte kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali. Një person i arratisur menjëherë pas luftës, që siç rezultoi më vonë kishte miqësi me tim atë dhe dajallarët e mi. Ne morëm pjesë në një simpozium të organizuar nga Partia Socialiste italiane. Kemi mbërritur dhe na priste me makinë një djalë nga Tirana, Ylli Jasaj, i familjes Jasa që e kanë pasur shtëpinë diku pranë Ministrisë së Jashtme dhe unë e mbaj mend se atje është gjetur një mozaik, pra kam shkuar në atë shtëpi. Na futën në një hotel dhe jemi ulur menjëherë për të ngrënë darkë; ka edhe fotografi. Ai ka botuar fotografi të asaj darke që ka vazhduar disa orë deri vonë natën, pastaj kemi dalë duke ecur në rrugë. Unë nuk e di të jetë bërë ndonjë marrëveshje dhe s’ka si të mos e dija nëse do të kishte marrëveshje. Në tavolinë janë bërë lloj-lloj muhabetesh lidhur me gjendjen e Shqipërisë dhe zgjedhjet në Shqipëri etj. Dihej që pas një muaji ishin zgjedhjet.

Unë po ju dërgoj një fotografi ku jemi të ulur në një anë, siç ishte zakoni dhe vazhdon të jetë: nuk ulen kundërshtarët në të njëjtin vend. Jam unë megjithë Saliun dhe mbrapa nesh është profesor Mentor Çoku. Foli më gjatë Saliu, më pak Fatosi. Nuk u tregua ndonjë interes për atë fjalë që mbajti Fatosi sepse interes kishte tek opozita dhe që synonte të merrte pushtetin, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Mbaroi ajo dhe ne jemi nisur për në Milano. Në aeroportin e Triestes, unë dhe Sali Berisha jemi ndarë me Mentor Çokun në aeroport. Para se të ndaheshim, u largua për pak minuta Sali Berisha dhe biseduam vetëm për vetëm me të; dha një ndihmë për Partinë Demokratike. Unë doja që të ishte e njëjta gjë dhe ai tregoi se kishte më shumë besim te unë, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Unë e kam pritur dhe herë të tjera në Shqipëri, më shumë si mik sesa si kryeministër.

Mentor Çoku ndihmoi që një nga ministrat tanë, zoti Xhaja, të shkoi me delegacion dhe u prit mirë nga Gedafi. Që dha edhe një ndihmë prej 2 ngarkesash nga 20 mijë tonë naftë, të cilat nuk i morëm sepse aleatët tanë të mëdhenj thanë se nuk duhej të merrnim ndihma nga një person që ishte negativ për botën demokratike. Kemi qeshur atëherë sepse i thashë se djali i Gedafit dhe vetë Gedafi kanë aksione te Juventusi.

Po flas për fjalët e përgjithshme që tha Berisha. Ishin mbi nevojën e përmbysjes reale të komunizmit në Shqipëri, mbi ngritjen e një partie opozitare antikomuniste që synonte të merrte pushtetin dhe të kryente reforma politike të demokratizimit të vendit dhe të respektimit të të drejtave të njeriut dhe reformat ekonomike të tregut të lirë. Këto ishin në përgjithësi dhe bindja siç e kemi zakon ne shqiptarët që “ne do t’i fitojmë zgjedhjet”. Të njëjtën gjë thoshte edhe Fatosi. Është për të ardhur keq që disa herë ky muhabet është bërë në Shqipëri. Thuaj sa të duash të vërtetën, mbetet lapidare një thënie e imja se: Ne Shqiperi genjeshtra besohet dhe e verteta duhet te provohet.

Nxorën një fotografi ku kemi dalë në rrugë ne, atje të katërt, Çoku, Sali dhe unë megjithë Fatosin. Dhe e quajtën Sulo Gradeci, Çokun dhe sikur ne kemi qenë në ’88-n në mënyrë të fshehtë në Itali. Është shumë e vështirë të pranohet e vërteta sepse ata që janë në dijeni nuk flasin, apo flasin në mënyrë të përgjithshme, dhe ata që nuk dinë gjë thonë çfarë ju volit dhe çfarë kanë dëgjuar, ndonëse  uk kanë qenë të pranishëm.

Unë dëgjova në një intervistë të Ylli Jasës, dhe edhe ai ishte habitur që folën për sende që nuk u folën kurrë atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY