Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vendimi i Prokurorisë për Agron Malaj, Bardhi: Na dhanë të drejtë, ti hiqet mandati menjëherë

09/06/2020
E denoncoi PD/Prokuroria për kryebashkiakun: Malaj i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas vendimit te Prokurorise per te mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut Agron Malaj, i cili akuzohet nga PD se ka fshehur denimet e tij ne formularin e dekriminalizimit.

Bardhi thotë se Prokuroria u ka dhene te drejte, duke pranuar se Malaj ka qene i denuar, ndaj argumenton se duhet ti hiqet mandati menjehere.

Duke cituar nenet, Bardhi thote se i jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”).

Bardhi me tej jep detajet nga Prokuroria, duke shkruar se: Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

vendim prokurorise agron malaj

DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

🔴 EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK ✌️

4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.
Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

🟢 DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË

Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN.

#ZgjedhjePaKrim

/DRONI.al/

Tags: agron malajPDprokuroriareagimivendimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.