Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazmend Bardhi propozon cekun 100 euro per familjet e prekura nga kriza

01/05/2020
VIDEO/PD: Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, shërbëtori i Ramës, kërcënon studentët
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Pandemia ekonomike rreziku më i madh.”, Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi flet për çekun ushqimor 100 euro. Qeveria ka prioritet oligarkët, jo qytetarët, tha Bardhi gjate nje interviste ne emisionin java ne TVSH.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e rënduar ekonomike në vend, për shkak të pamjaftueshmërisë së paketave të ndihmës. “Pandemia ekonomike është ajo që na rrezikon më shumë”- u shpreh zoti Bardhi në emisionin “Java” në TVSH.

“Deri në këto moment qeveria ka paguar tek biznesi jo më shumë se 23 milionë euro për të dyja paketat, ndërsa për kreditë sovrane nuk ka aspak interes nga bizneset, për shkak të kushteve. Janë rreth 66 mijë punonjës të sektorit privat që kanë humbur vendet e punës, sipas asaj që ka thënë vetë kryeministri, kur lajmëroi paketën e dytë. Kjo ka ardhur për shkak të pamjaftueshmërisë dhe vonesës së paketave. Pra, kemi 110 milionë euro në letër, por vetëm 23 milionë euro të dhëna realisht për biznesin. Ndërsa Kosova ka dhënë në mbështetje të biznesit 170 mln euro. Pra, Shqipëria ka 66 mijë të papunë më shumë, Kosova 6 mijë vende të reja punë, sepse strategjia e qeverisë së Kosovës ishte ruajtja e vendeve të punës”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD bëri një llogari të thjeshtë për të treguar se Edi Rama nuk ka prioritet qytetarët, por vjedhjen me çdo formë dhe në çdo kohë. “Në prezantimin e paketës së parë, Rama foli për Rama për 20 milionë euro fond për operacion humanitar. Kjo do të thotë të ndihmosh 200 mijë familje shqiptare me 100 euro secilën. Deri në këtë moment, Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë vetëm 9000 pako. Pyetja ime është “pse nuk u jep qeveria paratë njerëzve? Lekët i kanë sipas Edi Ramës, 20 milionë euro. Në vend që të bëjnë tender e t’ia japin një kompanie kompjuterash në Maqedoni, le t’u çojë familjeve nga një çek ushqimor 100 euro. Nuk e bëjnë, sepse kanë strategji që paratë të mos shkojnë tëk qytetatët, por të bëjnë tendera, se ashtu vjedhin”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike vuri në dukje sesa pak ka dhënë qeveria për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të virusit.

“Rama u thotë qytetarëve se do të japë 260 mijë lekë, ndërsa u merr mbrapsht 240 mijë lekë për sigurime shëndetësore e shoqërore. A jetohet me 20 mijë lekë të vjetra?!”- u shpreh zoti Bardhi, i cili theksoi vendimin politik të qeverisë, duke zgjedhur oligarkët para qytetarëve. “Qeveria ka para, buxheti i shqiptarëve ka para, por qeveria ka marrë vendim politik të mos i çojë keto para tek njerëzit, por tek 10 oligarkë, në tendera sekretë korruptivë, që duhet të paguajnë 2-3 fishin e mallrave në treg”- tha zoti Bardhi, i cili solli si shembull vendimin më të fundit të qeverisë dhe parlamentit për t’i dhënë me koncesion 3 oligarkëve port privat në Porto Romano. “Qeveria ka lidhur kontrata për koncesionet 2.3 miliardë euro. Pra, 14 përqind të PBB Edi Rama ua japim 10 oligarkëve, ndërsa për pandeminë jepen 0.8 përqind, duke qenë më i ulëti në rajon”

Tags: Gazment bardhi koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.