Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A e mori Thaci në Kukës, Behxhet Pacollin, ‘rrëmbimi’ enigmatik në rrethinat e qytetit me aeroport

29/04/2020
Edhe një shtet tjetër njeh pavarësinë e Kosovës, është diku larg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpjeguar sot në lidhje me levizjet e Presidentit Thaci në kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që mediat po transmetojnë mundësinë që ai të ketë në ardhur në Shqipëri për të marrë ish ministrine tij të Jashtëm Behxeht Pacollin të cilit iu refuuza zbtitja në Prishtinë pa kushtin e karantinimit në konviktet e Prishtinës.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga policia se Presidenti e ka kaluar kufirin pak para orës 18. I njëjti është kthyer pak para orës 19”, ka deklaruar Sveçla.

Kjo kohë e qëndrimit të Thacit në Shqipëri kombinon me rrugën e vajtjes në Kukës dhe kthimit nga Kukësi në Morinë, cfarë do të thotë se Pacolli është marrë në Kukës.

Dilemë mbetet nëse avioni I Pacollit zbriti në aeroportin e Kukësit I cili ka disa pajisje minimale që mundësojnë ndonjë fluturim, apo zbriti në Rinas dhe priti në Kukës për futjen si klandestin në Kosovë përmes kamuflimit nga ana e Presidentit Thaci.

Ministri i Brendshëm pohon se Thaçi ka qenë i ulur në ndejnjësen e parë dhe nuk është para nëse mbrapa në veturë ka qenë dikush tjetër. “Ai ishte i ulur përpara, përkundër rregullave. Policia, për shkak të xhamave të zi, nuk ka arritur ta dallojë nëse ka pasur persona tjerë të ulur mbrapa”, ka thënë Sveçla.

Ai tregon se Presidenti Thaçi nuk e ka lajmëruar Protokollin Shtetëror për shkuarjen e tij në Shqipëri, edhe pse duhet ta bëjë një gjë të tillë për çdo vizitë zyrtare a jozyrtare.

“Nuk kemi konfirmim se z.Thaçi ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli. Megjithatë një skenar i tillë do të minonte komplet Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla. Ai e paralajmëron deputetin Pacolli, se nëse ka hyrë në mënyrë klandestine, për t’i ikur masave të karantinimit në Kosovë, atëherë ka bërë shkelje penale.

Për më shumë, Ministri i Brendshëm, ka paralajmëruar edhe Presidentin, se nëse ai ka marrë Pacollin në makinë, edhe ai do t’i nënshtrohet masave të izolimit, apo vetëizolimit. Mediat në Kosovë, raportojnë se zyra e shtypit e Presidentit, nuk ka dhënë sqarime lidhur me lëvizjen e tij dje në Shqipëri, dhe kthimin po ashtu.

Por Ministria e Shëndetësisë, e qeverisë Kurti dukej e vendosur për ta trajtuar Pacollin si gjithë të tjerët e për ta mbyllur për 14 ditë në konviktet e Prishtinës që janë kthyer në karantinë.

Dje pasdite qarkulloi lajmi se charteri i politikanit dhe biznesmenit kosovar do të zbriste në Rinas. Po dje pasdite, doli lajmi se kishte hyrë në Shqipëri, nga kufiri i Vërmicës, Presidenti Thaçi, i cili nuk është kontrolluar në doganë. E po ashtu, nuk është kontrolluar, edhe në kthim, kur ka hyrë sërish në Kosovë.

Sot të gjithë besojnë, se kreu i shtetit të Kosovës, ka ardhur në territorin tonë, dhe ka marrë me makinën e tij Pacollin, për ta kaluar në kufi pa kontroll, e për ta shoqëruar në Prishtinë. Cështja është vetëm ku u takuan në Kukës apo në ndonjë vend tjetër në afërsi të Kukësit për të mos rënë në sy.

Ndërkaq qeveria Kurti ende ka kohë të kontrollojë për Pacollin e ta dërgojë atë në konvikt.

Tags: thaci pacolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Titull: Rama “pastron” fushën për të enjten, Bardhi dhe Balliu përjashtohen nga Parlamenti

09/03/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE! Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë

09/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa mungon në seancën në GJKKO, avokati: Është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitet

09/03/2026
Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Titull: Rama “pastron” fushën për të enjten, Bardhi dhe Balliu përjashtohen nga Parlamenti

09/03/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE! Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë

09/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa mungon në seancën në GJKKO, avokati: Është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitet

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.