Italia projekton dy hapjet, baret e restorantet ne qershor, vendos cmimin e...

Italia projekton dy hapjet, baret e restorantet ne qershor, vendos cmimin e maskes

235
0
Shares

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar sot se nga 4 Maji do të nisë plani i “fazës së dytë”.

Ndersa Kryeministri italian Moto theksoi moton “Nëse e do Italinë, ruaj distancën”, ai theksoi se shumë e rëndësishme do të jetë sjellja e çdo qytetari. “Nuk duhet që të ketë afrime dhe duhet ruajtur distanca me 1 metër larg njëri-tjetrit. Të gjitha prefekturat duhet që të raportojnë kurbën e të prekurve dhe gadishmërinë e shërbimit shëndetsor”, tha Conte.

Nëse do të shohim situata të vështira ka theksuar Conte,  mund të ndërhyjmë, me qëllim që mos të kemi situata që dalin jashte kontrollit. Kryeministri Conte thekson se nga 18 Maji do të ketë një protokoll sigurie ku mendohet që të hapen dhe muzetë, galeritë dhe stërvitja e skuadrave, ku duhet të ruhet një distancë prej 2 metrash.

Nga ana tjetër shefi I ekzekutivit italian ka njoftuar se data 1 Qershor do të jetë dita kur dëshira është për hapjen e lokaleve dhe restoranteve, berberëve, qëndrave estetike dhe parukerive, ndërsa nga 4 Maji restorantet mund të kenë mundësinë për të shërbyer ushqim vetëm me transport për në shtëpi dhe duke respektuar distancën e sigurisë. Përsa I përket plazheve ka një program për hapjen e tyre.  Përsa I përket çmimit të masakve kryeministri italin Conte ka deklaruar se çmimin i maskave do të jetë 0.50 cent, ka njoftuar kryeministri italian në një konferencë për shtyp.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY