Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/PD denoncon: Qeveria Rama klasifikon sekret tenderin për letrën higjenike

25/04/2020
VIDEO/PD kërkon hetim pasuror, të gjendet kush i dha mikut trafikant të Ballës miliona euro tendera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vazhduar me denoncimet e saj në lidhje me vjedhjet që po bëhen në këto ditë pandemie globale për shkak të koronavirusit.

Bardhi ka bërë të ditur se ndër tenderat e rinj është klasifikuar sekret edhe tenderi për letrën higjienike, ndërsa thekson se kjo është forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie.

Bardhi i ka bërë thirrje SPAK dhe Prokurorisë të dalin nga ‘karantina’ dhe të hetojnë në lidhje me këto tendera, pasi sipas tij heshtja e Prokurorisë po i jep zemër hajdutëve të qeverisë.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit:

Të dashur bashkëqytetarë. Në këtë kohë të vështirë, kur pandemia COVID -19 e ka bërë edhe më te vështirë, edhe më të pamundur jetesën, është faktuar se  prioriteti më i madh i qeverisë është të vjedhë me çdo lloj forme dhe mënyre. 

Akoma më shqetësuese është heshtja e prokurorisë, karantinimi i saj, futja në xhepin e Edi Ramës, që ka bërë që hajdutët e qeverisë të marrin zemër.

Nga njëra anë, Edi Rama bërtet nga mëngjesi në darkë se buxheti nuk ka para, se mundësitë këto janë, se ai nuk mund të ofrojë më shumë mbështetje për familjet në nevojë, për biznesin e vogël, për bizneset prodhuese, për fermerët apo për turizimin; nga ana tjetër nuk lë rast t’i kalojë pa vjedhur me tenderat.

Forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie është klasifikimi sekret me firmën e tij të tenderave antiCOVID.

Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat për mjekët, me testimet për qytetarët, me respiratorët për më të goditurit nga virusi, pajsije që i kanë blerë deri në 4 fishin e çmimit të tregut, por janë vërsur deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Më dëgjuat shumë mirë. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor.

Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.

Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje.

Letrat higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta janë shpallur sekret. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike.

Ky është treguesi më domethnës se deri ku shkon babëzia për të vjedhur paratë e shqptarëve, të cilët, për shkak të pandemisë dhe mungesës së ndihmës nga qeveria e letrave higjenike sekret, janë edhe më të dobët ekonomikisht.

Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Le të dalë Edi Rama dhe të thotë ku është sekreti shtetëror tek tek fakti sa letra higjenike blen? Cili interesi thelbësor i shtetit cënohet, nëse bëhet publike kontrata për të blerë letrat higjenike për shembull?

Nga transparenca dhe publikimi i këtyre procedurave cënohet vetëm një interes. Interesi i Edi Ramës dhe Qeverisë për të vazhduar vjedhjen e parave të shqptarëve edhe në kohë pandemie.

Janë çmimet stratosferike, abuzimi dhe korrupsioni arsyeja pse Edi Rama i ka shpallur këto tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientëve e tij në kohën më të vështirë për qytetarët.

Qeveria në vend që të japë llogari, është fshehur. Asnjë shpjegim, asnjë informacion, heshtje fiks si hajduti i kapur me presh në duar.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali i vjedhjes me kontratat e tij sekrete edhe për letrat higjenike. Por faktet janë aty.

Ai bleu respiratorë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3 fishin e çmimit të tregut dhe prapë u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara, shpall në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat për blerjen e letrës higjienike dhe 9 të tjera që nuk kanë asnjë arsye për të qenë sekrete, në shkelje flagrante me ligjin.

Të dashur bashkëqytetarë. Secili prej jush nuk po vuan vetëm nga virusi, siç po vuan në fakt e gjithë bota, por mbi të gjitha po vuani nga një Qeveri e korruptuar dhe një Kryeministër i dështuar.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik.

/DRONI.al/

Tags: DenoncimiEdi RamaKoronavirusiletra higjenikePD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.