“ Qeveria i la njerëzit në baltë, ekonomia po fundoset”

“ Qeveria i la njerëzit në baltë, ekonomia po fundoset”

108
0
Shares

“Qeveria i la njerëzit në baltë, ekonomia po fundoset”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha. Amnistia fiskale, një shashkë për të larguar vëmendjen se qeveria nuk ka as plan, as strategji për përballimin e krizës, tha ai.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Sot Edi Rama prezantoi amnistine fiskale. Si e shikoni këtë lëvizje?

Lulzim Basha: Nuk është asgjë e re, është një ide e vjetër e qarkulluar, siç kanë qarkulluar dhjetëra gjëra për të hequr vëmendjen nga diçka që shqiptarët po e përjetojnë ditë për ditë, nga mungesa totale e çdo ndihme financiare për njerëzit në pamundësi ekonomike, nga pamundësia e bizneseve për të përfituar ato që përfiton biznesi në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në çdo vend tjetër të rajonit. Pra është një truk për ta zhvendosur vëmendjen nga braktisja totale që 5 javë pas nisjes së intensifikimit të krizës dhe karantinës dhe bllokimit ekonomik, karakterizon qeverinë e Tiranës që është e fundit në Europë qoftë me ngadalësinë e masave të shpallura dhe ç’ështe më e rënda në moszbatimin e këtyre masave. Hapa që hidhen gjysmakë, hapa që shpallen nga Facebook-u, por që kurrë nuk arrijnë tek qytetari, nuk arrijnë tek pensionisti, nuk arrijnë tek njerëzit në nevojë ekonomike, nuk arrijnë tek bizneset. Kjo është emergjenca sot. Pesë javë pas shpalljes së karantinës, njerëzit, të gjithë pa anjë dallim, nga njerëzit në shtrëngesë ekonomike tek biznesi dhe punëmarrësi i madh janë të gjithë të braktisur dhe të lënë në baltë ndërkohë që qeveria vazhdon të flasë e të flasë e të ngopë me lugë bosh.

Pyetje: Ju thoni se kjo lëvizje është një mekanizëm i pastrimit të parave, por Rama tha se krimi dhe politikanët nuk do të përfitojnë. Ku qëndron skema e pastrimit të parave në informacionet që ju keni?

Lulzim Basha: Në fakt, ka një besueshmëri shumë të lartë zoti Rama kur flet për krimin dhe për drogën, siç e vërtetoi edhe tërheqja e akuzës ndaj revistës Bild që tregoi se sa të fuqishme janë lidhjet midis krimit dhe qeverisë së tij. Por kjo nuk është tema sot. Çështja kryesore janë tavolinat e zbrazura të shqiptarëve. Janë xhepat e zbrazur të kryefamiljarëve. Janë dhjetëra të infektuar vetëm në 24 orët e fundit nga fasoneritë të pambyllura ndonëse kemi 4 javë që e kërkojmë këtë dhe që mbahen të hapura për një arsye farë të thjeshtë: Sepse lekët e shqiptarëve tani që shqiptarëve u duhen më shumë se kurrë, lekët e taksave të tyre që janë rritur këto 7 vite të qeverisjes Rama, nuk shkojnë tek qytetarët, por shkojnë tek oligarkët. Shkojnë tek aferat e tyre kurruptive. Shkojnë në tendera sekretë dhe korruptivë. Dhe kjo është arsyeja se pse 5 javë pas nisjes së karantinës askush s’mund të na thotë çfarë plani ka qeveria për arsyen e thjeshtë se qeveria nuk ka plan, as strategji për t’u përballur me krizën, për të shtruar rrugën e daljes nga kriza dhe për të mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë gjatë kohës së krizës. Dhe në mungesë të saj plas shashkë pas shashke lajmet e vjetra që i riciklon si lajme të reja. E vërteta e vetme që është një kambanë alarmi për këdo dhe duhet të është kambanë alarmi për qeverinë që ekonomia po fundoset, bizneset ditë për ditë largojnë njerëz nga puna dhe që me datë 20 prill shumica dërrmuese e atyre që u është premtuar edhe me ligj, edhe me VKM ndihma që e ka për detyrë qeveria që t’ua japë në gjendje të emergjencës, nuk kanë marrë asnjë kacidhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY