Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Halil Patrona, shqiptari 43 vjecar qe nxiti revolten e Kostandinopojes ne 1730 dhe rrezoi nga froni Sulltan Ahmetin III

16/04/2020
Halil Patrona, shqiptari 43 vjecar qe nxiti revolten e Kostandinopojes ne 1730 dhe rrezoi nga froni Sulltan Ahmetin III
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Prill 2020

Në faqen n°395 të veprës “Biographie universelle, ou Dictionnaire historique des hommes qui se sont fait un nom par leur génie, leurs talents, leurs erreurs ou leurs crimes… – Biografia universale, ose Fjalori historik i njerëzve që janë bërë të njohur falë gjenisë, talentit, gabimeve ose krimeve të tyre…”, gjejmë një rrëfim për shqiptarin Halil Patrona, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me kombësi shqiptare, fillimisht një marinar (levanti) në galerën (anijen)“La Patrona”, nga e cila mori emrin e tij, ai ishte 43 vjeç kur nxiti revoltën e famshme të Kostandinopojës në 1730 (28 shtator 1730).

Pasi shërbeu në det dhe tokë, dhe pas disa vrasjeve, ai u bë jeniçer i Gardës së Sulltanit. Persianët, duke qenë në luftë me turqit, prenë hundët e 300 jeniçerëve që ranë në duart e tyre dhe i dërguan nëpërmjet detit në Turqi.

Veziri i Madh (Ibrahim Pasha), duke mos dashur që Kostandinopoja të bëhet dëshmitare e këtij spektakli të tmerrshëm, i mbyti këta njerëz të pafat.Patrona vendosi të hakmerret për këtë ofendim (shkelje); ai nxiti një revoltë (preteksti i të cilës ishte vendosja e një takse), në të cilën u bashkuan të gjithë jeniçerët. Ai mbylli dyqanet e Kostandinopojës dhe pati guximin të dërgonte një grup ushtarësh në pallatin sulltanor, dhe të kërkonte që atij t’i dorëzoheshin Veziri i Madh Ibrahimi, guvernatori i Kostandinopojës dhe shefi i jeniçerëve.

Sulltani i habitur mblodhi bordin drejtues, dhe, pas disa diskutimeve, ai dha urdhërin që t’u merrej fryma të tre personave që iu kërkuan, dhe i dërgoi trupat e tyre te rebelët. Këta të fundit, të befasuar dhe të irrituar, u ankuan se u kishin dërguar të vdekur ata që donin t’i kishin të gjallë, dhe me këtë pretekst rrëzuan nga froni sulltanin. Ata vunë në fron Mahmudin (Mahmud I, djali i madh i Mustafait), nipin e tij, 33 vjeç, babai i të cilit ishte rrëzuar 25 vjet më parë, dhe i cili (Mahmudi) hoqi taksën, shkak ose pretekst i revoltës.

Patrona qëndroi i qetë për ca kohë; por, i mërzitur nga mungesa e aktiviteteve, ai organizoi komplote të reja : emëroi njerëz, e quajti veten kapiten-pasha ose admiral, dhe pati guximin të përdorte arsenalin e tij.

Sulltani, në pamundësi të distancohej prej tij, e thërriti në seraje(nën pretekstin se do t’i besonte projekte të reja), ku e masakruan me të gjithë ata që e shoqëruan.

Tags: Halil patronasulltan ahmeti III

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.