Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhoma Britanike i shkruan Ramës: E quan luftë, përdor fondet e luftës

14/04/2020
Dhoma Britanike i shkruan Ramës: E quan luftë, përdor fondet e luftës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe së fundmi përmes Keith Reynolds, sekretar i Përgjithshëm, në emër të Bordit i ka çuar një letër kryeministrit Edi Rama përmes të cilët i kërkon më shumë mbështetje ndaj biznesit duke i sugjeruar dhe 8 propozime konkrete.

Letra e Dhomës Britanike:

 

I nderuar zoti Kryeministër,

Po ju shkruaj në emër të Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe,  në mbështetje të shqetësimeve dhe propozimeve të paraqitura nga UCCIAL dhe organizatat e tjera partnere.

Këto janë momente që kanë goditur fort ekonominë, jetën dhe në përgjithësi gjithçka që ka qenë normë.  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe i mbështet sugjerimet e iniciativës, si edhe kërkon vëmendjen tuaj edhe në sugjerimet e mëposhtme:

1. Shumë industrive, veçanërisht Hoteleria me katër dhe pesë yje dhe transporti, do t’ju duhet një kohë prej tetë deri në tetëmbedhjetë muaj për tu rikthyer në ecurinë përpara krizës. Rrjedhimisht, qeveria duhet të ofrojë paketa mbështetëse të cilat do duhet të zerojnë taksat për këtë periudhë, të paguajnë pagat e punojësve të këtyre kompanive, në mënyrë që të mbahen në treg dhe Shqipëria të procedojë drejt njohjes si destinacion për elitën e turizmit.

2.  Me të drejtë e keni krahasuar situatën e krijuar me ‘’gjendje lufte’’.  I kërkojmë qeverisë që të përdorë ‘’fondin e luftës’’ për të mbështetur investitorët e huaj që të vazhdojnë punën sipas planifikimeve që kanë patur. Ky fond, mund të përdoret gjithashtu për të mbështetur të gjitha kompanitë shqiptare që operojnë jashtë shtetit dhe dëshirojnë të sjellin pikat e tyre të prodhimit apo operimit në Shqipëri.

3.  Kompanitë shqiptare që kanë edhe degë në vende të tjera, duhet të mbështeten gjithashtu me kredi pa interes nga qeveria shqiptare. Kjo do të ndihmonte ato ta përfaqësonin denjësisht ekonominë shqiptare.

4.  Të alokohet një fond i veçantë për profesionet e lira dhe punojësit sezonal. Atyre mund t’i ofrohet një kredi pa interes deri në vlerën 2500 Euro.

5. Do të ishte e arsyeshme që qeveria të vlerësonte dhe mbështeste çdo kompani që ka investuar për të mundësuar punën nga shtëpia e punonjësve të saj, duke blerë pajisje, internet etj. Ky grant mund te variojë nga 300 Euro deri në 1500 Euro.

6. Qeveria e Shqipërisë, duhet të bëjë çdo gjë në fuqinë e saj pavarësisht kostove, për të siguruar vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese të kompanive shqiptare. Në rast se këto masa nuk merren në kohën e duhur, ekonomia mund të goditet rëndë dhe do të duhet një dekadë për të rikuperuar humbjet.

7. Më shumë se çdo herë tjetër, kjo krizë ka vënë theksin në rëndësinë që ka për qytetarët shëndeti dhe ushqimi. Qeveria e Shqipërisë, mund dhe duhet të luajë një rol jetik në mbështetjen e sektorit agro-ushqimor. Duhet t’i jepet një mbështetje e madhe bujqësisë. Në lidhje me fuqinë punonjëse që i nevojitet këtij sektori, qeveria mund dhe duhet të luaj rolin e facilituesit më insentive për lëvizjen e tyre. Këto masa mund të mundësojnë punësimin e të papunëve, ndërkohë që bujqësia ka nevojë për punonjës sezonal.

8. Biznesi si edhe vetë jeta janë influencuar nga Covid-19 dhe do duhet kohë derisa  impakti i vërtetë të dali në pah. Qeveria duhet të demostrojë fleksibilitet, në lidhje me aplikimet që biznesi do të bëj ndaj paketave mbështetëse dhe t’ja lëvrojë ndihmën për të cilën ata po aplikojnë. Njëkohësisht, qeveria i jep biznesit kohë të mjaftueshme për plotësimin e aplikimit, si edhe mundësinë që të plotësojë dosjen brenda një afati tre mujor. Një praktikë e tillë është implementuar me sukses në Britaninë e Madhe dhe  në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Duke ju uruar edhe njëherë për mirë menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, në emër të Bordit dhe Anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, shpreh edhe njëherë respektin per Ju, Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Popullin Shqiptar.

Keith Reynolds, Sekretar i Përgjithshëm

 

Tags: dhoma britanike Renolds

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

Kushtetuesja lë në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Beqajn

28/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Del nga rruga makina në Salari, mbetet pa jetë 50 vjeçari

28/01/2026
DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

Kushtetuesja lë në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Beqajn

28/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.