Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA, sot 1373 viktima nga covid. Trump, fonde shtesë për pagat

08/04/2020
SHBA, sot 1373 viktima nga covid. Trump, fonde shtesë për pagat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi e ka kaluar shifrën 14 mijë, ndërkohë që janë 400 mijë raste të konfirmuara me sëmundjen. Qyteti i Nju Jorkut e kaluar shifrën e 4,000 të vdekurve.

Sot SHBA ka dellaruar 1373 viktima nga rreth 1900 qe kanë qene një ditë më parë.

Sipas zyrtarëve, edhe pse në Nju Jork numri i të vdekurve arriti një nivel të ri të lartë, numri i të shtruarve në spitalet e këtij shteti duket se nuk po shënon rritje të mëtejshme.

Ndërkohë, sipas njoftimeve të medias në SHBA, në fund të nëntorit 2019, zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin paralajmëruar se një sëmundje ngjitëse po përfshinte zonën e Ëuhanit në Kinë, duke sjellë ndryshime në disa aspekte të jetesës dhe biznesit të atjeshëm dhe dhe që paraqisnin kërcënim për popullsinë.

Njoftimet i referohen disa burimeve të informuara rreth këtyre raporteve sekrete.

Shqetësimet për atë që tani njihet si pandemia e koronavirusit të ri parashtroheshin në një raport të muajit nëntor nga Qendra Kombëtare e ushtrisë për Inteligjencën Mjekësore (NCMI), sipas dy zyrtarëve që kanë dijeni për këtë dokument.

Raporti ishte rezultat i analizës së interceptimeve kompjuterike, të shoqëruara me imazhe satelitore dhe shkaktoi alarm sepse një sëmundje që mund të dilte jashtë kontrollit do të përbënte një kërcënim serioz për forcat amerikane në Azi.

“Analistët arritën në përfundimin se kjo mund të ishte një ngjarje kataklizmike,” tha një prej burimeve duke iu referuar raportit të NCMI. Më pas, për këtë çështje u informuan shumë herë Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, Shtabi i Përbashkët në Pentagon dhe Shtëpia e Bardhë.

PRESIDENTI DHE RAPORTET PËR KORONAVIRUSIN

Gjatë konferencës për shtyp të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin të martën mbrëma, Presidenti Donald Trump pranoi se ishte informuar vetëm rishtazi për paralajmërimet e bëra në fillim të këtij viti nga njëri prej këshilltarëve të tij të lartë, Peter Navarro, për efektet e mundshme të pandemisë.

Presidenti mohoi ta kishte lexuar memorandumin e zotit Navarro në momentin kur ai e kishte paraqitur gjatë muajit janar.

Megjithatë, Presidenti doli në mbrojtje të përpjekjeve të tij për të përballuar dëmet nga pandemia e koronavirusit.

“Nuk mund ta kisha bërë më mirë”, u shpreh ai.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai dëshiron të tregohet pozitiv. “Nuk dua të shkaktoj panik dhe tronditje”, u shpreh ai. Presidenti shtoi se veprimet e tij në përgjigje të pandemisë ishin hapat më praktike të mundshme.

Ai akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka qenë tepër e fokusuar te Kina dhe se nxorri këshilla të gabuara gjatë shpërthimit të epidemisë. Ai shtoi se do ta pezullonte kontributin financiar të SHBA për këtë organizatë.

TRUMP: FONDE SHTESË PËR PAGAT

Presidenti Trump informoi se Kongresit do t’i kërkohen fonde të tjera shtesë prej 250 miliardë dollarësh dhe se këto fonde do të shkojnë drejtpërsëdrejti për rrogat e të punësuarve.

Ai shtoi se kkishte biseduar me drejtuesit e bankave kryesore, si Goldman Sachs, Bank of America, Citigroup etj., për një program që do të synojë garantimin e pagave.

Shtëpia e Bardhë u bëri sërish thirrje amerikanëve të ruajnë distancimin social deri në fund të muajit prill, për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Seanca e djeshme informuese u zhvillua pasi u njoftua largimi i Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, ndërkohë që mediat patën njoftuar edhe shkarkimin e Glenn Fine, i cili drejton panelin federal që mibkqyr menaxhimin e paketës së ndihmës financiare prej 2 trilionë dollarësh.

Gjithashtu, Sekretari në detyrë i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Thomas Modly, dhe të martën dorëheqjen pasi u kritikua për mënyrën se si menaxhoi situatën me kapitenin e një aeroplanmbajtëseje që u godit nga koronavirusi.

Tags: shna koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.