Vdes nga koronavirusi ish ministri

Vdes nga koronavirusi ish ministri

239
0
Shares

Një ish-ministër francez dhe ish-president i rrethit administrativ të Parisit Haut-de-Seine, Patrick Devedjian, 75-vjeçar i këshillit të departamentit të Hauts-de-Seine, u përkeqësua nga koronavirusi 3 ditë pasi njoftoi se ndihej mjaft i lodhur.

Devedjian, baba i katër fëmijëve, ishte në spitalin privat Antony, në jug të Parisit, pasi u trajtua atje që nga e mërkura. Nuk dihej se kishte sëmundje të tjera. “Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën,” tha një burim i familjes. Mjekët e mbajtën atë në një gjendje kome artificiale, por nuk mbijetoi.

Devedjian ishte në gjendje të komunikonte me ndjekësit e tij edhe pasi ishte prekur nga koronavirusi.  “Unë jam prekur nga epidemia, prandaj dëshmoj drejtpërdrejt për punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe të gjithë stafit infermieror.

I lodhur, por i qëndrueshëm falë tyre, u dërgoi një falenderim shumë të madh për ndihmën të vazhdueshme për të gjithë pacientët”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Këshilli i Hauts de Seine – një nga më të mëdhenjtë në Francë dhe me qendër në periferinë në Paris të Nanterre – konfirmoi vdekjen e Z. Devedjian të Dielën, duke thënë se ky lajm i kishte ardhur si një tronditje e madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY