Basha kembengul: Rama te shpalle gjendjen e jashtezakonshme

Basha kembengul: Rama te shpalle gjendjen e jashtezakonshme

88
0
Shares

“Çfarë do të bënit ndryshe?”, kryetari i PD, Lulzim Basha tregon 3 prioritetet për përballimin e krizës. “Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë territorin”, thote ai per Nova Media, nje media online ne shqip ne SHBA.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Çfarë do të bënit ndryshe në qoftë se do të ishit kryeministër sot?

Lulzim Basha: Tre gjëra, e para do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar. Përqindja e lartë e deklaruar të mjekëve dhe infermierëve të infektuar apo të karantinuar tregon sa të papërgatitur kemi qenë për fat të keq. Njësoj si tërmeti edhe viroza ka zbuluar dobësinë e shtetit shqiptar që është padiskutim diçka e ndodhur jo në disa muaj por në vite me rradhë. Pra në këtë kuadër gjëja e parë që do të bëja është do të alokoja mjaftueshëm fonde për të mbrojtur mjekët, infermieret, personelin shëndetësor. Se dyti duke qëndruar tek shëndetësia do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë por ende shpresoj që sa më shpejt të kemi kapacitetet të rritura për respiratoret të cilët janë mënyra e vetme e trajtimit intensiv për ata që sëmuren nga virozat.
Së treti dhe jo më pak e rëndësishme, numri I testimeve në Shqipëri është habitshëm I ulët në çdo vend tjetër të rajonit dhe prandaj kemi një numër zyrtar të infektuarish që është në vlerësimin e ekspertëve , të grupit të ekspertëve me të cilët jam në komunikim, nuk është numri real. Numri real është më I lartë prandaj për këtë arsye prioriteti I parë dhe kryesor do të ishte investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte : mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.
Ky është prioriteti I parë dhe kryesor. Prioriteti I dytë për fat të keq, kjo gjendje na ka gjetur në të njëjtën situatë si shumicën e vendeve perëndimore, na ka gjetur në një Shqipëri ku 1 në 10 shqiptarë sipas statistikave zyrtare ushqehet 1 herë në ditë , gjysma e papunësisë është nën nivelin e varfërisë dhe situate po rëndohet për shkak të rrethanave që të inponon kjo pandemi. Biznese që mbyllen, konsumi që bie, dikush që fitonte një lek diku me një punë të bardhë apo të zezë nuk e çon dot në shtëpi, fëmijët duan të hanë, faturat duhen paguar. Eshtë urgjente që paratë të cilat kanë shkuar deri tani në drejtime të tjera të kanalizohen në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë. Pra një buxhet social për të cilin kemi propozuar masa konkrete. Së treti ky është një zinxhir krisjesh që është vënë në lëvizje. Ka filluar me virozën , ka goditur dhe po godet shëndetësinë, po godet njerëzit në nevojë, po godet edhe ekonominë. Ndaj prioriteti I tretë do të ishte ekonomia për të cilën ne kemi paraqitur prej më shumë se 10 ditësh një paketë masash për të ndihmuar ekonominë, për t’I dalë para të keqes, duke përdorur edhe përvojat më të mira që po shohim dhe dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paketën e presidentit Trump që mori po ashtu edhe mbështetje në Kongres, paketat e tjera të ndihmes. Natyrisht ne nuk jemi Amerika, nuk jemi Britania, nuk jemi Gjermania, por brenda mundësive tona buxheti ka mjaftueshëm para nëse qeveria ka planin, vullnetin, transparencën, mirëmenaxhimin për t’I çuar këto para atje ku duhet. Jo më tek një grusht njerëzish, por te gjithë shqiptarët që janë në nevoje dhe ne veçanti tek shëndetësia,, shtresat sociale dhe tek ekonomia me theks biznesin e vogël dhe fermerët shqiptarë.

Pyetje: Lulzim Basha: Pse nuk veproni në koordinim me qeverinë që të ketë një plan të përbashkët, të koordiniar, siç vepron psh Franca? Çfarë ju pemgon zoti Basha që të uleni në tavolinë pa shumë pompozotet? Se në fund të fundit, populli do zgjidhje?

Lulzim Basha: Siç e thatë, populli ka mevojë për zgjidhje, jo për fasadë apo për shfaqje. Prandaj, opozota shqiptare ka bërë atë që bën çdo opozitë perëndimore, në Europë apo SHBA. I kemi këkruar qeverisë të veprojë dhe të veprojë sa më shpejt.ajo që ka rëndësi është se po e bëjmë punën tonë dhe si rezultat edhe i punës sonë kemi arritur ta shkundim qeverinë të marrë disa masa. U pranua propozimi që njëri nga prindrit që do të qendrojë në shtëpi me fëmijët, të paguhet. U pranua propozimi për shtyrjen e kësteve të kredive për të paktën 3 muaj. U pranuan plotësisht apo pjesërisht edhe disa propozime të tjera. Kjo është detyra e opozitës. Të sensibilzojë, të kërkojë transparencë, të kërkojë llogari dhe të propozojë. Jemi në shërbim të shqiptarëve pa bërë politikë. Nuk është koha për debate politie, është koha për të dhënë ndihmën tonë dhe për ta kaluar këtë të keqe sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

Pyetje: Ju po silleni si një kryeminsiër në detyrë, por pa mandat zyrtar. A i duhen Shqipërisë këto masa me tanke, kur ka familje që nuk ushqehen dot 1 herë në ditë? Nëse do të ishit në vend të kryeministrit, çfarë do të bënit?

Lulzim Basha: Thirrja ime është e qartë. Ata që kanë më shumë nevojë, duhet të ndihmojen të parët. Banorët që jetojnë në çadra pas tërmetit janë më të rrezikuarot. Gjëja e parë që do të bëja është që nuk do t’i kisha lënë në çadra. Prapë nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë. Në lidhje me ushtrinë, përtej aspektit kushtetues, i cili është i rëndësishëm, jam në mbështetje të çdo mase. Kam qenë në mbështetje kohë përpara se të merreshin, sepse pa kufizime, përhapja e virusit bëhet shumë më e lehtë. Kjo do të na kushtontë më shumë. Por këto masa duhet të merren sipas ligjit. Nuk janë në vullnetin dhe në humorin e kryeministrit, kushdo qoftë ai, ky, unë apo ndonjë tjetër. Ndaj, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe pastaj, përdorimi i të gjithë instrumentave, kjo është rruga. Ushtria, patjeteër që ka dalë në mbështetje të policisë për të zbatuar rregullat e distancimit social dhe izolimit, por nuk ka pse të dalë me mitroloz. Le të dalë të mbështesë njerëzit në nevojë, të çojë ndihma tëk banorët e goditur nga tërmeti, tek më të pamundurit. Dalja me mitroloz duhet t’i kursehet këtij pooulli, sepse tregon mungesë idesh, aftësish për t’u përballur me krizën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY