Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ngre shqetësimin: Pajiseni personelin shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse

18/03/2020
Basha publikon 8 propozimet e PD per qytetaret dhe bizneset
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar se fundmi, pas lajmeve se nje tjeter pacient ka humbur jeten nga koronavirusi. Basha shkruan se eshtë i trishtueshëm lajmi dhe me  këtë rast i ka shprehur ngushëllimet familjes së tij. Basha ka pergezuar gjithashtu  ekipin e mjekëve dhe pacientin që mbrëmë e fitoi betejën me COVID 19.

Por per Bashen e rendesishme mbetet kujdesi i personelit shendetesor.

“Prej ditësh kam shprehur shqetësimin për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19. Fatkeqësisht sot kemi 9 raste të konfirmuara mjekësh të prekur nga Covid 19 si dhe dhjetra raste të tjera të vetëkarantinuar.

Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë personelin shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike. Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë paisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19”,-shkruan  Basha.

Sakaq, Basha ka një mesazh dhe keshilla per te gjithe qytetaret:

Të dashur bashkëqytetarë!

Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi.

Në këtë menyrë do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t’ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Mos harroni se duhet një kujdes i veçantë ndaj të moshuarve të cilët janë dhe grupmosha më e rrezikuar.

Ndërsa një vëmendje e shtuar duhet dhe ndaj qytetarëve në pamundësi ekonomike, atyre që jetojnë në kushte të vështira në çadra apo banesa të papërshtashme. Pa humbur kohë duhet siguruar furnizimi me ushqime dhe detergjent për ta. Koha nuk pret.

Dua me përulësi t’ju shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që në këto ditë të vështira dhe të ngarkuara psikologjikisht po punojnë pareshtur, mësuesit që po asistojnë me mijëra nxënës në forma alternative, shitësit e marketeve apo dyqaneve, punonjësit e furrave të bukës, farmacistët, punëtorët e ujësjellësve, elektricistët, e shumë e shumë të tjerë që janë sot në krye të detyrës. Mirënjohje gjithashtu dhe për punonjësit e mediave që pa marrë në konsideratë rrezikun vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të mbajtur të informuar qytetarët që sot më shumë se kurrë më parë janë me sytë, veshët dhe mendjen nga informacionet që përcjell media.

Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju të dashur bashkqytetarë që pavarësisht situatës së vështirë, duke lënë pas çdo ndasi po i jepni kurajo dhe mbështetje njëri tjetrit!

/DRONI.al/

Tags: BashaKoronavirusimesazhireagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.