Spahia në qëndrën shendëtësore 10 : Personeli shëndetsor i rrezikuar seriozisht, asnjë...

Spahia në qëndrën shendëtësore 10 : Personeli shëndetsor i rrezikuar seriozisht, asnjë masë mbrojtëse ndaj corona virus-it

134
0
Shares

Duke se ka mbetur krejtesisht i zhgenjyer ish-deputetit i PD , Bardh Spahia ndërkohë që ka inspektuar  Qendrën Shëndetësore Nr.10 me qëllim verifikimin e masave të marrë në kuadër të rrezikut të përhapjes së Corona Virusit edhe në Shqipëri. Në një deklartë për media Spahia tha se gjatë kësaj vizite ne “thjeshtë konfirmuam dështimin e qeverisë për të marrë masa mbrojtëse për përballimin e situatës. 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër pa asnjë siguri në shërbimin shëndetësor.”

 

Deklarata e plotë e ish-deputetit:

 

Ndodhemi sot këtu pranë qendrës shëndetësore Nr.10, një qendër e cila mbulon një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Tiranës, rreth 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër. Në vazhdim edhe të denoncimeve të shumta që kemi marrë nga personeli shëndetësor dhe qytetarë të ndryshëm për mungesa të theksuara për sa i përket mjeteve mbrojtëse apo mangësive të theksuara sa i përket dezinfektimit apo sigurisë në këto qendra shëndetësore. Ashtu si edhe në qendra të tjera patëm rastin të komunikojmë, të shohim nga afër dhe të komunikojmë me personelin mjekësor, shëndetësor të cilët na konfirmuan edhe një herë vështirësitë me të cilat hasen, mungesat për pajisjet e duhura për vetëmbrojtje dhe si në qendra të tjera, pikërisht në mungesën e maskave, vizierave mbrojtëse, tutave apo veshjeve të duhura në rast të dyshimit të një pacienti për koronavirus.

Ishte një konfirmim, asgjë më tepër i denoncimeve të vazhdueshme që na kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, nuk ka absolutisht masa të shtuara. Edhe një herë i referohem deklarimeve klishe të kryeministrit Rama, i cili mendon se me anë propagandës apo të fasadës mund të mbulojë realitetin e hidhur që ndodhet vendi dhe me të cilin përballen jo vetëm qytetarët e Tiranës por edhe personeli mjekësor –shëndetësor i cili ofron shërbim atyre.

Ne nuk do ndalemi së denoncuari këto raste, mjekët gjithashtu ngremë me të drejtë shqetësimet e tyre dhe denoncojnë me forcë rastet, pavarësisht tentativave nga disa drejtues të qendrave shëndetësore këtu në Tiranë, siç ishte rasti i djeshëm i drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore Nr.8, e cila menjëherë pas ikjes tonë, ka kërcënuar mjaft rëndë personelin aty, i cili nuk bëri asgjë tjetër veçse dha informacionin normal, dha informacionin bazik dy mjekëve të cilët kishin shkuar për të kërkuar informacion mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate.

Nuk janë këto mënyrat e duhura për të përballuar këtë situatë. Nuk është nëpërmjet presionit i  mënyra për të përballuar situatën. Sigurisht misioni i mjekëve është ai për mbrojtjen dhe trajtimin e shëndetit të qytetarëve. Nuk ka ngjyra partiake, kjo është një situatë e cila kërkon një involvim dhe përfshirje, impenjim të strukturave të shëndetit dhe profesionistëve të shëndetit përtej ngjyrave partiake. Kjo është ajo që po mundohemi të bëjmë ne, kjo është ajo që po mundohet të bëjë Partia Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY