Italia në ankth, në karantinë Lombardia dhe Veneto

Italia në ankth, në karantinë Lombardia dhe Veneto

145
0
Shares

Koronavirusi ka futur në ankth Italinë ndërkohë që masa drastike janë marrë mbrëmë në orët e vona nga qeveria.  Deri tani shënohen dy viktima ndërkohë numri i të prekurve që rezultojnë pozitiv ndaj këtij virusi sa vjen e rritet. Në dy rajonet ku është përhapur virusi janë Lombardia dhe Veneto. Dy viktima janë shtetas italianë. Një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi.

Një rast i ri u verifikua në rajonin e Lazios në komunën Civitavecchia në afërsi të Romës. Italia renditet e katërta në botë dhe e para në Europë për nurmin e të prekurve nga kjo epidemi.

Ndërkaq në Lombardi, janë në karantinë 11 bashki dhe 50 mijë njerëz. Ndërkohë është pezulluar puna dhe lëvizja në zonat e prekura.

Një 17-vjeçar banues në Valtellina por që studion në komunën Codogno ku u verifikua rasti i parë i infektuar nga virusi, rezultoi pozitiv nga koronavirusi.

Qeveria italiane miratoi mbrëmë një draft ligj me masa speciale për të evituar përhapjen e epidemisë së koronavirusit në nivel kombëtar. Masat speciale të hartuara pas 4 orësh mbledhje të jashtëzakonshem të këshillit të ministrave janë parashikuar për  zonat ku janë verifikuar persona të infektuar nga koronavirus.

Ky draft ligj synon të garantojë sigurinë e shëndetit publik në të gjithë territorin italian duke mos lejuar largimin e personave nga zonat ku janë verifikuar rastet pozitive nga koronavirus, pra në 10 komunat e Lombardisë e në 1 komunë në Veneto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY