SHBA dhe talebanet, marreveshje perfundimtare ne fund te shkurtit

SHBA dhe talebanet, marreveshje perfundimtare ne fund te shkurtit

84
0
Shares

Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo dhe grupi Taliban njoftuan të premten nëpërmjet dy deklaratash të lëshuara njëkohësisht se më 29 shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje mes tyre, duke i hapur rrugën përfundimit të luftës më të gjatë jashtë territorit amerikan, në historinë e SHBA-së.

Marrëveshja kërkon një tërheqje me faza të të gjitha forcave amerikane nga Afganistani në këmbim të garancisë nga talebanët se nuk do të lejojnë që toka afgane të përdoret për terrorizëm dhe se do të përfshihen në një proces pajtimi me pjesën tjetër të popullsisë afgane.

Bisedimet brenda Afganistanit do të fillojnë së shpejti dhe ky hap themelor do të shërbeje për të ofruar një armëpushim gjithëpërfshirës e të përhershëm si dhe do të përcaktojë planet për të ardhmen politike të Afganistanin“, thuhej në një deklaratë të zotit Pompeo.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes po paraprihet nga një ulje shtatë ditore e tensioneve dhe konfliktit të armatosur që nisi prej së shtunës në mesnatë me orën lokale, e që do të vëzhgohet nga të gjitha palët e përfshira konflikt.

Si forcat amerikane ashtu edhe talebanët e forcat e afgane të sigurisë kanë thënë se rezervojnë të drejtën për t’iu përgjigjur një sulmi në rast se do të ketë një të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY