Hollanda nuk ndryshon qendrim, kunder negociatave per shkak te korrupsionit

Hollanda nuk ndryshon qendrim, kunder negociatave per shkak te korrupsionit

347
0
Shares

Skepticizmi i Holandës nuk ka ndryshuar sa i përket çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Newsbomb.al siguron nga burime diplomatike në Holandë qëndrimin e qeverisë holandeze drejtuar parlamentit ku shfaqet qëndrimi kritik ndaj çeljes së negociatave, veprim që konsiderohet si i parakohshëm pa patur rezultate të prekshme në terren veçanërisht kundër krimit dhe korrupsionit.

Por ndyshe nga hera e fundit, kur qeveria holandeze ishte e prerë kundër hapjes së negociatave, ajo që vlen të theksohet nga qëndrimi i siguruar nga newsbomb.al, është vlerësimi i mundësisë së hapjes së negociatave me kusht, duke iu referuar këtu mekanizmit të ri të anëtarësimit në BE që parashikon pezullimin madje deri në pushimin e negociatave nëse vendi kandidat nuk bën progres.

“Komunikata e Komisionit përmban një sërë përmiresimesh të rëndësishme. Ku mund të cilesohet si një hap në drejtimin e duhur.

Hollanda e mirëpret vënien më shumë të theksit tek shteti i së drejtës/sundimi i ligjit (rule of laë), administrata publike dhe Ekonomia. Progresi në fushën e shtetit të së drejtës/sundimit të ligjit do të përcaktojë shpejtësinë e procesit. Është e rëndesishme që themelet demokratike në vendet kandidate të jenë solide para anëtarësimit.

Hollanda gjithashtu mirëpret gjuhën e qartë për sa i përket kushteve: negociatat mund të pezullohen madje edhe të pushohen më kollaj nëse vendi kandidat nuk performon. Kjo lidhet mjaft mirë me qasjen strikte dhe të drejtë që ka Hollanda për zgjerimin.

Hollanda nuk mund t’i paraprijë vendimit mbi hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo gjë kërkon progres të prekshëm në terren, veçanërisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni do të raportojë së shpejti për këto. Hollanda është në pritje të ketij raporti”, thuhet në qëndrimin e qeverisë në Amsterdam.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY