Kompania qe le udhetaret ne pritje ne Rinas i pezullohet licensa

Kompania qe le udhetaret ne pritje ne Rinas i pezullohet licensa

95
0
Shares

Enti Nacional i Italisë për Aviacionin Civil ka pezulluar licencën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’, njoftojne media audiovizive ne Tirane.

Nga dita e sotme kësaj kompanie, e cila operon edhe në Shqipëri, nuk i lejohet shitja e biletave.

ENAC sqaron se ‘Fly Ernest’ do vijojë aktivitetin deri më 13 janar 2020 për shkak të biletave tashmë të shitura.

Pezullimi ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të normativave evropiane nga kompania e fluturimeve.

Kjo kompani ishte mjaft problematike edhe me fluturimet nga Rianai. Shpesh udhetaret kane pritur me ore te tera ne aeroport qe te vije nje avion i kompanise.

‘Fly Ernest’ do të mbahet nën vëzhgim dhe do të monitorohet nga ENAC.

Në rast se realizon kërkesat dhe normativat europiane pezullimi mund të hiqet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY