Vdes aktorja dhe ‘gjyshja’ e perrallave, Marika Kallamata

Vdes aktorja dhe ‘gjyshja’ e perrallave, Marika Kallamata

107
0
Shares

Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe filmit Marika Kallamata është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artistja Marika Kallamata lind 17 nëntor 1930 në Fier. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e lindjes. Ajo u angazhuar si aktore në Teatrin Popullor në vitet 1950. Në vitin 1984 ajo mori urdhrin “Artiste e Merituar”.

Disa nga rolet më të suksesshme janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija. Artistja doli në pension, në tetor të vitit 1985. Veç roleve  në teatër dhe kinema njihet nga spektatorët edhe si “gjyshja e përrallave”. Pas viteve ’90 luan role në komeditë: “Shtëpia me dy porta”, “Nesër është vonë” dhe “Një baba tepër”, “Streha e të harruarëve”. Në krijimtarinë e saj artistike, numeron rreth 100 role.

Homazhet do mbahen nesër në ambientet e arTurbinës nga ora 11:00 deri në 13:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY