Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Basha: Të mos mbetet vetëm në letër,...

Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Basha: Të mos mbetet vetëm në letër, kush janë 5 prioritetet

90
0
Shares

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet të fillojë zbatimi dhe jo të mbetet në letër.

Nga Thumana, zona më e prekur nga tërmeti, Basha përmendi prioritetet, që sipas tij duhen marrë në këtë situatë emergjente.

“Sot kjo gjendje është shpallur, më mirë vonë se hiç. Tani është momenti që gjendja e jashtëzakonshme mos mbetet në letër. Prioritetet janë të qarta:

Së pari, përfundimi i operacioneve të kërkimit dhe nxjerrjes së viktimave.Së dyti, dhjetëra qindra familje që kanë mbetur pa strehë k anë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë gjatë në çadra. Duhet bërë vendosja e tyre në apartament dhe mbështetja e tyre me një afat minimal 6 mujor.

Së treti, ngritja me shpejtësi e një strukture të mirë pajisur, blerja e pajisjeve, trajnimi i tyre duhet të trajtohet si një emergjencë.

Së katërti, duhet të merren masa për evidentimin e të gjitha objekteve që janë në rrezik.

Së pesti, duhen masa të menjëhershme dhe energjike për të luftuar shokun, stresin dhe panikun. Kjo nuk bëhet me propagandë, por bëhet duke informuar në çfarë situate ndodhet Shqipëria. Cila janë masat që do marrë masa në raste tërmetesh.”

Vazhdojnë ende kërkimet per gjetjen e personave te tjere, qe mendohet se jane nen rrenoja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 29.

KOMUNIKIMI Me GAZETARËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE , LULZIM BASHA.

Së pari dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes Çupi për humbjen e rëndë që ka pësuar, sikundër të gjitha familjeve në Thumanë dhe në Durrës. Mendimet tona, lutjet tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.

Dua të shpreh mirënjohjen për punën pa ndalim të gjithë atyre që janë angazhuar për nxjerrjen e personave nga rrënojat.

Dua të falenderoj, në veçanti, ata që na kanë ardhur nga larg, duke filluar nga vëllezërit tanë nga Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Rumania dhe Izraeli. Me ndihmën e tyre të specializuar e kanë bërë shumë më të lehtë punën e ekipeve tona të shpëtimit. Dua t’u shpreh mirënjohjen atyre dhe vendeve të tyre, për këtë miqësi të paharrueshme në këtë ditë të zezë për kombin tonë dhe për familjet që kanë vuajtur kaq shumë.

Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së djeshme, kam vizituar familjet e zhvendosura në çadra. Gjendja e tyre është e vështirë. Ndaj, dua të përsëris thirrjen e djeshme për solidaritet maksimal, si një familje e madhe nga të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë me çfarë të munden.

Pyetje: Zoti Basha është momenti që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme?

Lulzim Basha: Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar dje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sot kjo gjendje është shpallur. Më mirë vonë sesa fare. Tani është momenti që gjendja e jashtëzakonshme të mos mbetet në letër, të mos mbetet në llafe dhe shfaqje.

Prioritetet janë të qarta:

1. Së pari, përfundimi i operacioneve të kërkimit dhe nxjerrjes së viktimave nga rrënojat. Për këtë duhet mbështetje totale dhe e koordinuar.

2. Së dyti, dhjetëra, qindra familje që kanë mbetur pa strehë, për shkak të dëmtimit të banesave të tyre, kanë nevojë për një mbështetje reale. Natën e parë ishte e vetëkuptueshme, por nuk mund të qendrojnë vazhdimisht në çadra. Moti është i ftohtë, kushtet janë të papranueshme. Duhet bërë menjëherë vendosja e tyre në apartamente dhe mbështetja e tyre për një afat, minimalisht 6 mujor. Gjendja e jashtëzakonshme i jep mundësi qeverisë të alokojë fonde buxhetore për ta bërë ketë të mundur. Unë u shpreh mirënjohjen hotelierëve dhe Shoqatës së Hotelierëve, që kanë vënë në dispozicion dhomat e tyre në disa qytete të vendit, por dua të them se kjo është e pamjaftueshme. Qeveria, tani, duhet të marrë masa që asnjë familje, e cila nuk mund të qendrojë në banesën e vet, të mos mbetet në çadër, por të vendosen në apartamente të mirëpajisura, si dhe t’u jepet mundësia të kenë mjaftueshëm para për një jetë normale. Imagjinoni, diçka e vogël të ndodh dhe të turbullon gjithë ditën. Këta njerez kanë humbur shtëpitë e tyre, kanë humbur sigurinë e tyre. Duhet të gjendeni pranë tyre, jo vetëm si qytetarë, por qeveria duhet të gjendet pranë tyre. Pra, prioriteti i dytë është te marrin masat që, brenda një kohe sa më të shkurtër të mos kemi më njerëz nëpër çadra, por të jenë të strehuar dhe të financuar për një periudhë, minimalisht 6 mujore, në mënyrë që, të paktën, fëmijët e tyre të rinisin një jetë sa më afër normales.

3. Së treti, një mësim i madh nga kjo ngjarje është se ne nuk kemi insitucione, struktura të mirëpërgatitura për këtë gjendje. Unë shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe përkrahjen time totale për punonjësit dhe qytetarët, për punonjësit e kompanive private, forcat e armatosura, policinë e shtetit, por i kemi parë me sutë tani që punonin me duar, as dorashka nuk kishin. Pamë, që nga forcat e emergjencës civile te Kosovës e deri tek ata që erdhën nga vendet e tjera sollën pajisje që ndihmuan dhe lehtësuan përpjekjet. Ndaj, ngritja me shpejtësi e një strukture te mirëpajisur, blerja e pajisjeve, trajnimi i tyre, duhet të trajtohet si një emergjencë. Jo vetëm për këtë rast, por për çdo rast fatkeqësie natyrore, nga përmbytjet, tek tërmetet dhe çdo fatkeqësi tjetër natyrore.

4. Së katërti, duhet të merren masa të menjëhershme për evidentimin ë të gjithë objekteve, të cilat janë në rrezik. Nëqoftëse do te ishte ndjekur procedura e sigurisë, keto dy pallate që janë edhe vendet e katastrofës më të madhe njerëzore, duhet të ishin nxjerrë jashtë përdorimit. Pra, në keto dy pallate nuk duhet të kishte patur familje, sepse më parë, këto pallate u goditën rëndë. Nuk kemi mundësinë të përsërisim tragjedi të tilla për shkak të gabimeve njerëzore dhe neglizhencës. Duhet menjëherë të evidentojmë cilat objekte janë në rrezik dhe të evakupjmë njerëzit nga këto objekte kudo që ndodhen. Mund të ndodhen në zonën e goditur nga tërmeti, mund të ndodhen diku tjetër.

5. Së pesti, duhen masa të forta dhe energjike për të zbardhur shokun, stresin dhe panikun në të cilën ndodhet popullsia në tërësi dhe fëmijët në veçanti. Kjo nuk bëhet me propagandë, kjo bëhet me informim. Duke informuar në çfarë zone ndodhet Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, sesi kjo influencon fenomene të tilla si tërmetet, cilat janë masat që duhen marrë në rast tërmeti. Të bëhet ky edukim i popullsisë përmes masmedias, përmes medias sociale dhe, ne veçanti për fëmijët, përmes sistemit arsimor, sepse informacioni dhe mirëinformimi i qytetarëve eshtë një nga mjetet më efikase për të luftuar panikun dhe për të nisur procesin e trajtimit të shokut, tronditjes dhe stresit, që përjeton popullsia në tërësi e, në veçanti, femijët.

Këto janë 5 pikat kryesore, të cilat i konsideroj emergjente dhe për të cilat duhet përdorur shpallja e emergjencës, e cila, më në fund, u shpall sot në mëngjes. Pra, të përkthehen në 5 detyra konkrete, që kërkojnë angazhim konkret, financiar dhe shtetëror të qeverisë.

Ky është mesazhi që kam për ditën e sotme, ndërkohë që do të vazhdoj të vizitoj edhe të goditurit në Durrës dhe kudo tjetër. Do të kemi rast tjetër për të komunikiar më gjatë.

Pyetje: Zoti Basha, ju qendruat për operacionin e kërkim – shpëtimit. A u informuat për emrat e atyre që u nxorën?

Lulzim Basha: Është familja Çupi, është një familje nga Mati, siç është edhe familja Cara dhe familja Cakoni. Me sa duket, këtu kemi një numër të madh te zhvendosurish nga Mati.

Pyetje: Keni një shifër? Ju kanë komunikuar teksa ishit shume pranë grupit të kërkim-shpëtimit?

Lulzim Basha: Këtë do t’ua lë ekspertëve të flasin për gjendjen e tyre. Duke shprehur mbështetjen time totale për punën e tyre vetëmohuese, duket se situata vështirësohet çdo minutë. Shpresa dhe lutja për t’i gjetur gjallë, natyrisht, nuk vdes kurrë, por siituata është e vështirë për ata që kanë mbetur. 3 në këtë anë, thuhet 3, por mund të jenë edhe më shumë, në anën tjetër të kësaj ndërtese.

Ju faleminderit!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY