Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mosshpallja e fatkeqësisë natyrore, Basha: Sot nuk eshte dita per te drejtuar gishtin

26/11/2019
Mosshpallja e fatkeqësisë natyrore, Basha: Sot nuk eshte dita per te drejtuar gishtin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi në Thumanë kampin e improvizuar, ku do të qendrojnë banorët epastrehë të Thumanës. Kampi është ngritur në fushën e futbollit të qytetit. Zoti Basha u interesua për kushtet e të pastrehëve, të cilët janë edhe në gjendje të rëndë emocionale dhe psikologjike. Bashkë me Sekretari e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe drejtues lokalë të PD, kreu i opozitës u kthye sërish tek pallatet e shembura, ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në rrënoja. Duke falenderuar ekipin që kryen këtë operacion humanitar dhe gazetarët që po informojnë drejt publikun për fatkeqësinë natyrore, zoti Basha i inkurajoi të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë njerezit nga rrënojat.

“Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, – tha Basha.

I pyetur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin.

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Tetarin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”- tha kreu i demokratëve.

Në Thumanë, Kryetari Basha takoi përfaqësues të njësive speciale të shpëtimit, të ardhur nga Kosova dhe Greqia për të na ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit në rrënoja. “Ju falenderoj shumë për ndihmën. Ju jemi mirënjohës për angazhimin me zemër për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë me pajisjet e duhura dhe përkushtim të madh”- u shoreh zoti Basha.

 

Përpara se të takonte përfaqësuesit e njësive speciale nga Kosova dhe Greqia, zoti Basha u takua me banorë të Thumanës, të strehuar në një kamp të improvizuar në një fushë futbolli atje.

Tags: Basha termeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.