Kryeministri dhe Parlamenti po shkelin ligjin ne zgjedhjen e anetareve te Kushtetueses

Kryeministri dhe Parlamenti po shkelin ligjin ne zgjedhjen e anetareve te Kushtetueses

103
0
Shares

Edi Rama ka vetëm dy opsione për Gjykatën Kushtetuese – ta kapë atë ose të bllokojë ngritjen e saj, tah sot ne nje deklarate per mediat Sekretari per ceshtjet ligjore ne PD, Clirim Gjata.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PARTINË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA.

Edi Rama nuk ka asnjë qëllim të ngrejë institucionet e reja të pavarura të drejtëisë. Edi Rama nuk ka për qëllim të respektojë Kushtetutën për krijimin e Gjykatës Kushtetutese. I vetmi qëllim i Edi Ramës është ai që ka patur prej fillimit – të kapë organet e reja të drejtësisë. Ai po e bën këtë haptazi me Gjykatën Kushtetuese, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën në mënyrë flagrante për të paracaktuar anëtarët e rinj të saj, njësoj siç paracakton fituesit e tenderave. Në të kundërt, ai është gati ta bllokojë dhe të fusë në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I githë procesi ka patur makinacionet e veta teknike të pista, antiligjore për të çuar në përfundimin që do Edi Rama, por akti më antikushtetues i tij është emërimi i paracaktuar i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetëta e Shqipërisë e thotë qartë se për të ruajtur balancën mes pushteteve në Gjykatën Kushtetuese, anëtarët e saj zgjidhen me rradhë, i pari nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë.

Ky rregull ndiqet për çdo vend vakant, derisa Gjykata Kushtetuese të plotësohet, por Edi Rama ka vendosur ta shkelë Kushtetutën nesër, duke zgjedhur 2 kandidatë njëherësh. Një akt që do të çojë ose në kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ose në bllokimin e saj.

Në respekt të Kushtetutës, Presidenti e ka zgjedhur 1 anëtar, por Edi Rama, nëpërmjet veglës së tij Ardian Dvorani në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka imponuar një proces të paligjshëm dhe antikushtetues. Rama dhe Dvorani tentuan të detyrojnë Presidentin të zgjedhë sërish një anëtar nga lista e tij me 4 emra, kur, sipas Kushtetutës rradha i takonte Parlamentit.

Duke qenë se kandidaturat tek lista e Presidentit dhe tek Lista e Kuvendit janë të njëjtat, Presidenti, me të drejtë, ka kërkuar që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, respektohet Kushtetuta për rradhën e emërimeve dhe shmanget paracaktimi i fituesve, duke garantuar një garë minimale.
Duke zgjedhur dy anëtarë direkt, pa respektuar radhën e Presidentit, aq më tepër kur njëra nga listat nuk ka tre emra, Kuvendi i pamundëson Presidentit të dekretojë anëtarin sipas Kushtetutës dhe dërgon në këtë Gjykatë ata anëtarë që i Shërbejnë politikisht.

Qëllimi prapa qendrimit antikushtetues të Edi Ramës i shërben atij të kontrollojë sa mundet kush do të jenë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Por jo vetëm kaq. Duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama është përgjegjës për një përplasje të re kushtetuese, që për pasojë do të këtë bllokimin e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama dhe ëvnien në pikëpyetje të legjitimitetit të saj.

I gjithë procesi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese është kryer nga KED dhe Ardian Dvorani në shkelje të ligjit, por për të ruajtur integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike zgjodhi të mos e politizojë procesin, duke mos i komentuar këto shkelje ligjore me qëllime politike. Tani, me përfshirjen e Parlamentit në shkeljen e hapur të Kushtetutës nga Edi Rama, Partia Demokratike vlerëson se ky akt është i papranueshëm dhe dëmton besimin e publikut tek organet e reja të drejtësisë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY