Ne video tregohet momenti i tmerrshëm kur një nënë braktis foshnjën e saj të porsalindur në një qese plastike prapa një supermarketi pasi ka lindur aty pranë.
Foshnja u gjet e zhveshur me shenja hipotermie nga menaxheri i supermarketeve në fshatin Cheremshan të Rusisë.
Gruaja pa emër 36-vjeçare, e cila tashmë ka dy fëmijë të moshës shkollore, filloi kontraktimet e saj ndërsa shëtiste në rrugë.
Nëna preu vetë kordonin e kërthizës. Foshnja u vendos më pas në një qese plastike dhe u hodh pas supermarketit, ku nëna punon si arkëtare.
Videoja e dhimbshme tregon momentin kur ajo e lëshon foshnjën dhe duket e dyzuar ndërsa kryen aktin e rëndë.
Por më pas, ajo largohet duke e braktisur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/