OLGA TOKARCZUK, fituese e International Man Booker Prize, 2018, vjen për herë të parë në shqip me përmbledhjen me tregime, “SONATË PËR SHUMË TAMBURË”.
Galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe. Pas vellos banale të jetës së tyre të përditshme, autorja sheh atë çka befas trondit e shqetëson rendin e gjërave, kthen befas përmbys gjithçka në ekzistencën e tyre, duke i bërë kuptojnë se s’janë më të sigurtë për atë që ndodh përreth. Secila prej historive të përmbledhura në këtë libër shpalos talentin e madh të një prej shkrimtareve më origjinale të mijëvjeçarit të ri.
Të dhënat:
Titulli: Sonatë për shumë tamburë
Autori: Olga Tokarczuk
Përkthyes: Astrit Beqiraj
Numri i faqeve: 342 fq
Çmimi: 900 lekë
Botues: Botimet IDK
Reagime:
“Një shkrimtare e mrekullueshme”
– Svetlana Aleksievic – Fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë 2015
“Një ndër shkrimtaret më interesante e origjinale europiane të çerek shekullit të fundit”
– The Economist
Mbi autoren
Olga Tokarczuk (1962) – konsiderohet aktualisht shkrimtarja polake më e suksesshme e brezit të saj dhe një ndër shkrimtaret më interesante europiane. E përkthyer në 30 gjuhë, Olga Tokarczuk është fituese e disa prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare, si e çmimit Man Booker International Prize (2018), Brückepreis (Gjermani); Kulturhuset International Literary Prize, Suedi. Në 2019, ajo u shpall fituese e Prix Laure Bataillon (Francë) për librin më të mirë të përkthyer të vitit. Ky është libri i saj i parë që vjen në gjuhën shqip. Së shpejti Botimet IDK do të botojnë një prej kryeveprave të saj, romanin “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/