Horoskopi, 18 gusht 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 18 gusht 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

175
0
Shares

Dashi

Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga ana tjetër keni pasur debate te forta nuk është mire te mbani me force dike pas vetes. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe me pas do jene ata qe do vendosin ke do mbajnë pranë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire duke qene se do iu duhet te shpenzoni se tepërmi.

Demi

Çështjet e zemrës do marrin udhën e duhur sot. Do mendoni vetëm si ta bëni atmosferën sa me elektrizuese dhe do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do jene romantike dhe do presin vërtet një princ te kaltër dhe pa defekte. Dëshira nuk do mund t’iu plotësohet. Për sa i përket financave duhet thënë se nuk pritet as problemi me i vogël.

Binjaket

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me tepër me atë qe keni ne krah, nuk do mbani sekrete dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret ka shume gjasa te bien menjëherë ne dashuri me dike qe do takojnë. Edhe ai mund t’iu pëlqejë shume. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë yjet do iu ndihmojnë te ruani ekuilibrin.

Gaforrja

Jo për te gjithë çiftet kjo dite do jete e njëjtë. Disa do kenë debate dhe mosmarrëveshje te forta, ndërsa disa te tjerë do dashurohen plot pasion. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara, por do bëjnë mire t’ia lënë gjithçka kohës. Ne planin financiar mos u kënaqni me situatën ku ndodheni, por gjeni mundësi për ta përmirësuar atë.

Luani

Nuk do keni me besim si me pare tek partneri juaj dhe atmosfera ne çift do jete e turbullt. Tregohuni te kujdesshëm para se te flisni nëse nuk doni qe t’i përkeqësoni gjerat. Beqaret mund te fillojnë aventura kalimtare te cilat do iu sjellin emocione momentale, por me pas do i lëndojnë. Ne planin financiar nuk priten probleme serioze, megjithatë tregohuni te matur.

Virgjeresha

Ndikimi i madh i yjeve do sjelle përmirësime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mjaft mire me personin qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni edhe për te ardhmen. Beqaret, te paktën për një here te vetme, duhet te bëjnë atë qe iu thotë zemra. Shpenzimet do jene shume te mëdha sot prandaj edhe financat do kenë goxha vështirësi.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me surpriza sot. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit dhe do e kuptoni qe jeni me fat qe e keni ne krah. Shume do iu kenë zili. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te marrin vendime sepse nuk do ketë me kthim pas. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm se kurrë dhe do e rigjeni ekuilibrin. Bravo!

Akrepi

Dite harmonike, emocionuese dhe e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me mire se kurrë me pare. Nëse ende jeni beqaret do keni dëshira te çmendura dhe do silleni ne një mënyrë aspak korrekte me ata qe do pëlqeni. ne planin financiar është momenti i duhur për te bere investime te cilat me pas do sjellin edhe mjaft përfitime.

Shigjetari

Ndikimi madh i Venusit ne jetën tuaj ne çift do sjelle begati, harmoni dhe qëndrueshmëri për ju. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit dhe nuk do pendoheni. Beqaret duhet te jene te sigurte se personat qe do takojnë iu përshtaten para se te hedhur çdo hap me pas. Financat do kenë një përmirësim te menjëhershëm fale një shume te ardhurash qe do iu japë një i afërm.

Bricjapi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ecin aq mire, por do duhet te shfrytëzoni çdo moment. Beqaret jo vetëm qe do e gjejnë personin ideal, por shume shpejt do hedhin edhe hapa me te mëdha me te. Neptuni do jete planeti qe do iu ndihmoje me financat. Do jeni shume te kujdesshëm dhe te matur me shpenzimet.

Ujori

Jo çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve sot ne jetën tuaj ne çift. Mund te keni ndonjë debat me partnerin për çështje xhelozie. Mos e teproni nëse nuk doni qe ai te lodhet me ju. Beqareve do iu jepen shume mundësi për takime dhe do jene ata qe do zgjedhin me ke do dalin. Ne planin financiar do jeni te arsyeshëm dhe nuk do keni vështirësi.

Peshqit

Te gjithë çiftet qe sapo kane kaluar një periudhe te vështirë do ndihen me mire sot. Do tolerojnë me tepër dhe shpesh do hapin rruge. Beqaret do kalojnë një dite te këndshme, por nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe për atë. Ne planin financiar do ndërmerrni shume rreziqe për ta stabilizuar situatën dhe do ia arrini qëllimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY