Boris Johnson, mund te jete i fundit kryeminister i “United”

Boris Johnson, mund te jete i fundit kryeminister i “United”

87
0
Shares

Boris Johnson e jep veten sikur e dashuron pafundësisht vendin e tij dhe 3 vendet e tjera që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe. Megjithatë, fatkeqësisht për të, kjo dashuri nuk është reciproke.

Gjatë vizitave të tij në të katër shtetet në fillim të kësaj jave, Johnson u përball nga një numër i madh protestuesish që kundërshtojnë qasjen e tij ndaj Brexit. Boris e ka shprehur qartazi se me 31 tetor Britania do ta lërë BE-në me apo pa marrëveshje.

Në Skoci, ai u kundërshtua nga mbështetësit pro-evropiane dhe pro pavarësisë skoceze. Në Uells, ai u kritikua se nuk ka një plan për të parandaluar pasojat më të rënda të një Brexit pa marrëveshje, veçanërisht për fermerët uellsian. Në Irlandën Veriore, e cila do të përballet me pasojat më të rënda në rastin e një Brexit pa marrëveshje: rikthimi tek një realitet i tmerrshëm në ditët e errëta të dhunës sektare në kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës, Johnson u prit nga protestuesit që mbanin pankarta duke thënë se “Brexit do të thotë kufij”.

Ky është problem i madh për një kryeministër që ka dy detyra shumë të vështira: realizimin e Brexit dhe bashkimin e vendit të tij.

Ruajtja e Unionit është kritike për partinë që Johnson tani drejton, e quajtur zyrtarisht Partia Konservatore dhe Unioniste. Sidoqoftë, unionizmi nuk është aq në modë sa dikur ishte midis elektoratit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo u bë veçanërisht e qartë pas referendumit të Brexit.

“Unë nuk do të isha i befasuar nëse një Brexit pa marrëveshje përfundon duke u shikuar nga historianët si ngjarja që shpërbeu Britaninë e Madhe,” thotë Rob Ford, profesor i politikës në Universitetin e Mançester. Ford shpjegon se mbështetja më e fortë për Brexit vjen nga votuesit nacionalistë anglezë, të cilëve nuk u intereson shumë unioni. “Ata e konsiderojnë unionin të pavlefshëm. Dhe kur ta shohin si një pengesë për Brexit, do të përpiqen ta shfarosin.”

Pra, në Angli Brexit është një kauzë që mbështet kauzën më të madhe “Anglia e para”. Këtu bëhen gjërat interesante. Matanë detit irlandez, gjërat duken shumë ndryshe. Mbështetja më e zëshme pro-Brexitit në Irlandën Veriore vjen nga Unionistët, të cilët e shohin çdo lloj ndarjeje nga Mbretëria e Bashkuar si të paimagjinueshme. Ata dëshirojnë më shumë një kufi me republikën e Irlandës sesa me Anglinë. Në anën tjetër të Unionizmit është republikanizmi irlandez, i cili i jep përparësi bashkimit të Irlandës.

Në Irlandë ka edhe një grup shumë më të madh njerëzish të cilët nuk e identifikojnë veten as si irlandez e as si britanikë. Këta vërtetë nuk janë fansa të idesë së një Irlande të bashkuar, por ama e shohin Brexit si një iniciativë që pashmangshëm do të çojë në bashkimin e Irlandës.

Skocia pati një referendum për pavarësi në vitin 2014. Ajo votoi të rrijë me Mbretërinë e Bashkuar me 55%. Kur merret parasysh që 62% e Skocisë votuan të mbeten në BE dhe se Partia Konservatore e Johnson tani po agiton për formën më të vështirë të Brexit, kuptohet pse nacionalistët skocezë ndjehen optimistë për një votim të dytë mbi pavarësinë. Ndërkohë Uellsi ka një lëvizje të fortë nacionaliste që është kundër partisë që Johnson sot drejton.

Kryeministri Boris Johnson përfundimisht mund të përcaktohet nga një luftë midis lëvizjeve nacionaliste. Duket e pamundur që politika e ashpër për Brexit nga Johnson mund të lëmojë të katër anët e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse zgjedhje të reja parlamentare do të thirreshin papritur, diçka që shumica e vëzhguesve në Mbretërinë e Bashkuar po presin, atëherë mbështetja tek ideja e Unionit mund të mos jetë një strategji e mençur zgjedhore. Kështu, rriten shanset që lëvizja për shpërbërjen e Britanisë së Madhe të bëhet akoma dhe më e fortë. Scan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY