Boris Johnson mban fjalimin e pare si kryeminister i Britanise, thekson fjalen...

Boris Johnson mban fjalimin e pare si kryeminister i Britanise, thekson fjalen e lire

72
0
Shares

Kreu i ri Britanise Boris Johnson mbajti fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe nga Buckingham Palace.

Johnson tha se: “Flamuri i bashkimit qëndron për lirinë, fjalën e lirë … sundimin e ligjit dhe mbi të gjitha demokracinë. Prandaj do të dalim nga BE më 31 tetor”.

Kryeministri i ri shtoi se zgjedhja për t’u larguar ishte një “vendim themelor” i popullit britanik, por gjithashtu tha se dëshiron që këta njerëz tashmë të ndjehen pjesë e Britanisë së Madhe.

Më vonë pritet të shpallë postet më të larta të kabinetit.

Ai pritet të rrisë numrin e grave në pozita në kabinet dhe të rrisë përfaqësimin e pakicave etnike.

Ish-kryebashkiaku i Londrës fitoi kundër sekretarit të jashtëm Jeremy Hunt marrë 66.4% të votave.

Ndërsa vazhdojnë bisedimet mes Hunt dhe Johnson për rolin e ardhshëm të sekretarit të jashtëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY